Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kompensimi 10% i TVSH-së, 2397 aplikime nga fermerët deri më tani/ Malaj apel grumbulluesve: Lëshoni autofatura

    Administrata Tatimore dhe Doganore kanë falur deri më tani 416 milionë euro detyrime e gjoba të bizneseve

    Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, Malaj: Deri më tani buxheti ka përfituar 50 milionë euro

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Ministrja Sala: Check-Up edhe për mbi 70-vjeçarët, linjë këshillimi dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

    July 28, 2026
    Ministrja Sala: Check-Up edhe për mbi 70-vjeçarët, linjë këshillimi dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale po ndërmerr politika të reja për zgjerimin e aksesit në shërbimet shëndetësore dhe sociale, me fokus mbështetjen e të moshuarve. Duke filluar nga muaji shtator, propozohet heqja e kufizimit të sipërm të moshës për kryerjen e kontrollit bazë shëndetësor (Check-Up), duke u dhënë mundësi të gjithë qytetarëve mbi 35 vjeç ta përfitojnë këtë shërbim falas. Paralelisht, intensifikohen politikat sociale për të moshuarit dhe, për herë të parë, lançohet Linja e Këshillimit për të Moshuarit, një shërbim i dedikuar për informim, orientim dhe mbështetje në aksesin ndaj shërbimeve shëndetësore, sociale dhe shërbimeve të tjera publike.

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Evis Sala, zhvilloi një bashkëbisedim me të moshuarit në Qendrën Sociale Ditore në Pogradec, ku prezantoi nismat e reja që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre, rritjen e aksesit në shërbime dhe garantimin e një mbështetjeje më të afërt e më gjithëpërfshirëse.

    Ministrja Sala tha se MSHMS ka  propozuar pranë Këshillit të Ministrave një ndryshim të rëndësishëm në programin kombëtar të Check-Up, i cili është në pritje të miratimit nga qeveria shqiptare dhe synon zgjerimin përfitimin e kontrollit bazë shëndetësor falas për të gjithë qytetarët mbi moshën 35 vjeç, pa kufizim të sipërm moshor.

    “Kemi propozuar pranë Këshillit të Ministrave heqjen e kufizimit të sipërm të moshës për kryerjen e Check-Up falas. Deri më sot, shërbimi ofrohej për grupmoshën 35-70 vjeç. Çdo  qytetar mbi 35 vjeç, pavarësisht moshës, do të mund ta kryejë Check-Up falas. Kjo do të thotë se edhe qytetarët 70, 80 apo 90 vjeç do të kenë të njëjtën mundësi për të kryer kontrollet parandaluese, sepse kujdesi për shëndetin nuk ka kufi moshe”, deklaroi ajo.

    Po ashtu, ministrja Sala bëri me dije se po punohet për ngritjen, për herë të parë, të shërbimit të Geriatrisë në Shqipëri, me qëllim ofrimin e kujdesit të specializuar për të moshuarit dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore për këtë grupmoshë, një shërbim i cili do të ofrohet si fillim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për tu shtrirë më pas edhe në rajone të tjera.

    Gjatë takimit, ministrja u ndal edhe te masat për forcimin e menaxhimit administrativ në spitale dhe garantimin e respektimit të orarit të punës nga personeli shëndetësor, duke bërë të ditur se kanë nisur kontrollet administrative në strukturat spitalore në të gjithë vendin.

    Në vijim, ministrja Sala prezantoi edhe shërbimin më të ri social në mbështetje të të moshuarve, lançimin e Linjës së parë të Këshillimit për të Moshuarit, një mekanizëm i ri komunikimi që synon t’u ofrojë të moshuarve dhe familjarëve të tyre informacion, orientim dhe mbështetje për përfitimin e shërbimeve publike.

    “Për herë të parë po krijojmë një linjë të dedikuar këshillimi për të moshuarit, ku ata do të mund të marrin informacion, orientim dhe mbështetje për çdo shërbim shëndetësor, apo social për të cilin kanë nevojë. Synimi ynë është që asnjë i moshuar të mos mbetet pa informacion dhe pa akses në shërbimet publike”,- tha ministrja.

    Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Prof. Evis Sala
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kompensimi 10% i TVSH-së, 2397 aplikime nga fermerët deri më tani/ Malaj apel grumbulluesve: Lëshoni autofatura

    July 28, 2026

    Administrata Tatimore dhe Doganore kanë falur deri më tani 416 milionë euro detyrime e gjoba të bizneseve

    July 28, 2026

    Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, Malaj: Deri më tani buxheti ka përfituar 50 milionë euro

    July 28, 2026

    Tronditëse në Francë, trupat e 5 foshnjave të pajeta gjenden të fshehura në kuti kartoni në shtëpinë e një çifti

    July 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.