Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të marte në aksin Elbasan-Metalurgji.
Në përplasje janë përfshirë dy furgonë, një automjet dhe një trajler.
Nga të dhënat e para dyshohet se një person ka mbetur i plagosur, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe ambulanca.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.


