Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama sulmon Shehajn: Vodhi një dokument të klasifikuar, vesi del me shpirtin

    Kuvend/ Sekretariati i Etikës shqyrton kërkesën e PS për përjashtimin 60-ditor të Agron Shehajt

    Netanyahu: Do të shkoj në Asamblenë e OKB-së, pavarësisht kërcënimeve për arrestim nga Mamdani

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    I ati kanadez inskenoi rrëmbim e vajzës, 9-vjeçarja u gjet e vd*kur në një pellg

    July 23, 2025
    I ati kanadez inskenoi rrëmbim e vajzës, 9-vjeçarja u gjet e vdekur në një pell

    SHBA– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New York, ku 9-vjeçarja Melina Galani-Fratolin dyshohet se u vra nga baba i saj kanadez.

    Sikurse raportojnë edhe mediat e huaja, pas rezultateve të autopsisë, u zbulua se e mitura ishte mbytur teksa baba e bijë ndodheshin me pushime në Amerikë. Trupi i 9-vjeçares u gjet të dielën pasdite pranë një trungu, në një pellg të cekët në zonën e Ticonderogas, më pak se 24 orë pasi babai i saj, Luciano Fratolin, kontaktoi autoritetet lokale për të raportuar se e bija ishte rrëmbyer.

    45-vjeçari është arrestuar dhe akuzohet për vrasje e fshehje kufome. Në daljen para gjykatës, ai u deklarua i pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tij.

    Ndërkohë New York Post shkruan se Melina kishte folur me nënën e saj rreth një orë para vrasjes, që ka ndodhur midis orës 19:40 dhe 21:12, mbrëmjen e së shtunës.

    Gruaja deklaroi se asgjë nuk i dukej e dyshimtë. Megjithatë, në orët që pasuan, ajo filloi të shqetësohej, pasi ish-burri i saj ndaloi së iu përgjigjur mesazheve të saj kur pyeti se kur do të ktheheshin në Montreal. E shtuna supozohej të ishte dita e fundit e pushimeve të tyre në Shtetet e Bashkuara.

    Luciano Fratolin në denoncimin për rrëmbimin e së bijës pretendoi se dy burra me një furgon të bardhë kishin marrë Melinën.

    “Z. Fratolin deklaroi se ishte ndaluar në një parking pranë Daljes 22 të I-87, në zonën e Liqenit George, për të urinuar. Ai fillimisht tha se ishte larguar nga automjeti i tij dhe kur u kthye, fëmija ishte zhdukur. Ai raportoi një automjet të dyshimtë të bardhë pranë vendit të ngjarjes dhe dy burra në të. Ky skenar u hetua dhe u hodh poshtë plotësisht”, u tha gazetarëve zëvendëskomisioneri, Robert McConnell, sipas Montreal Journal.

    Trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare u gjet disa orë më vonë në një trung në një pellg të cekët me ujë në skajin verior të Liqenit George, pranë qytetit të Ticonderoga, me autoritetet që deklaruan se nuk kishte prova për rrëmbim. 45-vjeçari u arrestua më pas dhe u akuzua për vrasje dhe vepra të tjera penale./Radar.al 

    Amerike Luciano Fratolin Melina Galani-Fratolin
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama sulmon Shehajn: Vodhi një dokument të klasifikuar, vesi del me shpirtin

    July 27, 2026

    Kuvend/ Sekretariati i Etikës shqyrton kërkesën e PS për përjashtimin 60-ditor të Agron Shehajt

    July 27, 2026

    Netanyahu: Do të shkoj në Asamblenë e OKB-së, pavarësisht kërcënimeve për arrestim nga Mamdani

    July 27, 2026

    Përmbytje në Rahovec nga reshjet e dendura, bllokohet përkohësisht edhe rruga Ferizaj-Shkup

    July 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.