TIRANË– Ministri i Jashtëm Igli Hasani, ditën e sotme ka kujtuar sot Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit.
Hasani përmes një postimi në rrjetin social “X”, shkruan se ky është një shembull se duhet mësuar nga historia, të përballemi me rritjen shqetësuese të antisemitizmit dhe të përpiqemi për një të ardhme të përcaktuar nga drejtësia, njerëzimi dhe paqja.
“Në 80-vjetorin e çlirimit të Aushvicit dhe Ditës së Përkujtimit të Holokaustit , ne nderojmë gjashtë milionë gra, fëmijë dhe burra hebrenj që humbën jetën gjatë Holokaustit, së bashku me të tjerë të panumërt që duruan vuajtje të paimagjinueshme. Ky rast solemn na sfidon të gjithëve të mësojmë nga historia, të përballemi me rritjen shqetësuese të antisemitizmit dhe të përpiqemi për një të ardhme të përcaktuar nga drejtësia, njerëzimi dhe paqja. Nuk do të harrojmë kurrë.”- shkruan ministri./Radar.al
On the 80th anniversary of the liberation of Auschwitz and #HolocaustRemembranceDay, we honor the six million Jewish women, children, and men who perished during the Holocaust, along with countless others who endured unimaginable suffering.
This solemn occasion challenges us all… pic.twitter.com/hbRvGJ9iat
— Igli Hasani (@IgliHasani) January 27, 2025


