Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Japonia synon Groenlandën për metale të rralla, nis planifikimin e një misioni zyrtar veror

    Aksident në aksin Pogradec–Lin, dy persona të plagosur transportohen në spital

    Ministri Ermal Nufi në Uashington: Diskutime për forcimin e bashkëpunimit Shqipëri–SHBA në mbrojtje

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Hetoni Spitalin Amerikan”/ Erion Braçe kritikon Autoritetin e Konkurrencës: Po shtrin ndikimin me paratë publike

    October 23, 2025

    Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, deputetët e opozitës dhe mazhorancës akuzuan Autoritetin e Konkurrencës për mungesë transparence dhe për mosdhënie të një vendimi përfundimtar lidhur me hetimet për paketat që ofrojnë spitalet private në tregun e shërbimeve shëndetësore.

    Deputeti socialist Erion Braçe u ndal te Spitali Amerikan, duke e akuzuar për pozitë dominuese në treg dhe për shtrirje të ndikimit në fondet publike përmes koncesioneve dhe partneriteteve publike-private.

    “Për tregun e shërbimeve shëndetësore private. Ka kirurgji në spitale private. Shërbim me këtë produkt. Është e mundur për t’u hetuar abuzim me pozitën dominuese në treg. Këtë shërbim e dominon një operator i vetëm i cili po integrohet për shkak të parave që akumulon dhe në shërbime të tjera.
    Edhe në koncesione dhe në PPP dhe në farmaceutikë. Po zgjerohet edhe akoma më shumë. Dhe shifrat që dëgjohen nga njerëz që shkojnë e paguajnë janë marramendëse. Më mirë shkon në Stamboll sesa të ikësh atje,” — deklaroi deputeti i PS, Erion Braçe.

    Kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, pranoi se hetimi nuk ka qenë i plotë për shkak të mungesës së informacionit, duke theksuar se pavarësisht çmimeve të larta, nuk janë gjetur prova për abuzim me pozitën dominuese.

    “Disa prej shërbimeve shumë të rëndësishme jepen ekskluzivisht nga disa spitale private, definitivisht jo të përballueshme. Dërguam pyetje edhe në rajon për të krahasuar çmimet, nuk na kthyen përgjigje. Më pas arritëm të gjenim disa benchmarke për çmimet, por jo për kostot.
    Në këtë pikë ju drejtuam të hetuarve: na bëni analiza të kostos. Analiza e tyre e kostos ishte që fitimi i tyre ishte 3%. Me fitime të tilla, s’ka abuzime me pozitën dominuese,” — u shpreh Denar Biba.

    Debati në komision u zgjerua edhe për tregje të tjera, ku deputetë të PS dhe PD ngritën shqetësime për mungesë konkurrence dhe abuzime në fusha si pikat e grumbullimit, kompanitë celulare dhe karburantet.

    Deputeti i PD-së Eno Bozdo iu referua raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, duke theksuar problemet me mjedisin ekonomik në Shqipëri:

    “Këtë klimë kaq të rëndë të gjendjes së konkurrencës e ka përcaktuar dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, ku përcakton mjedisin ekonomik si të korruptuar dhe problematik.
    80 milionë euro janë prokurime publike që kanë përfunduar me flamur të kuq dhe me një ofertues të vetëm,” — deklaroi Bozdo.

    Nga ana tjetër, Erion Braçe kërkoi që Autoriteti të përfundojë hetimet në kohë, pasi edhe inflacioni apo mbiçmimi i lekut ndikojnë në treg:

    “Hetimi i tregut të produkteve është shumë i rëndësishëm. Sa kohë keni për të përmbushur këtë hetim? Qoftë dhe inflacioni apo mbiçmimi i lekut ka ndikim në këtë treg. E rëndësishme është koha e përfundimit të hetimit tuaj,” — tha Braçe.

    Edhe deputeti demokrat Xhelal Mziu ngriti shqetësimin për tarifat e larta të telefonisë celulare dhe çmimet e karburanteve në vend:

    “Telefonia celulare, kemi tarifa jashtëzakonisht të larta. Kemi kërkuar dhe nga vetë autoriteti juaj, është ai që duhet të ndërhynte.
    Ne prodhojmë karburant, jemi favorizuar për shkak të portit, por ne vazhdojmë të kemi çmimin më të shtrenjtë edhe në raport me rajonin,” — theksoi Mziu.

    Në përgjigje, Denar Biba komentoi se situata në tregun celular nuk është unike për Shqipërinë:

    “Fenomeni në dukje është vetëm në Shqipëri. Anglia nga 4 në 3 kompani telefonike,” — tha Biba.

    Ndërsa deputetët flasin për monopol, mungesë transparence dhe mospërgjegjshmëri, kreu i Autoritetit të Konkurrencës premtoi vendime më të shpejta në të ardhmen:

    “Le të shpresojmë se kemi nxjerrë disa leksione. Vendimet do të jenë të shpejta,” — përfundoi Biba.

    erion braçe Spitali Amerikan
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Japonia synon Groenlandën për metale të rralla, nis planifikimin e një misioni zyrtar veror

    June 14, 2026

    Aksident në aksin Pogradec–Lin, dy persona të plagosur transportohen në spital

    June 14, 2026

    Ministri Ermal Nufi në Uashington: Diskutime për forcimin e bashkëpunimit Shqipëri–SHBA në mbrojtje

    June 14, 2026

    Arrestimi në Vlorë i Moisi Habilaj, i shumëkërkuari i dënuar në Itali për trafik droge. Policia del me reagim zyrtar

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.