Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Delegacioni i “Fratelli d’Italia” inspekton kampin e Gjadrit: Qendra funksionon pothuajse në kapacitet të plotë

    Deklaratat e Trump trazojnë tregjet, dyshime për fitime miliona-dollarëshe nga informacioni i brendshëm

    Dokument/ Kompania “One Albania” pengoi policinë të zbulojë Call Center-at mashtrues në Tiranë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Hermano” nga Portokallia te “SKY ECC”/ Pseudonimi i famshëm del në dosjen e trafikut të dro*ës së bandës së Rrajave

    December 15, 2025

    Batuta e famshme “Hermano, ke pasa”, e kthyer në virale nga aktori i Portokallisë Visjan Ukcenaj në rolin e “King North”, duket se ka kapërcyer kufijtë e humorit për të hyrë në një dosje të rëndë penale për trafik droge.

    Në skeçet humoristike, “Hermano” ishte një personazh imagjinar, karikaturë e botës së karteleve spanjolle të drogës. Por sipas materialeve hetimore të zbardhura nga aplikacioni i koduar SKY ECC, pseudonimi “Hermano” rezulton të jetë përdorur realisht nga një prej personave të arrestuar në kuadër të dosjes së grupit kriminal të njohur si banda e Rrajave të Fushë-Krujës.

    Bëhet fjalë për shtetasin Sokol Qaja, i cili në komunikimet e dekriptuara shfaqet me pseudonimin “Hermano”, ndërsa në disa raste edhe si “Krushk Hermano”. Sipas hetimeve, Qaja dyshohet si një nga personat kyç në trafikun e 236 kilogramëve hashash drejt Turqisë, ku në biseda diskutohen detaje mbi transportin, itinerarin dhe problemet e hasura pas bllokimit të shoferit të kamionit në territorin turk, shkruan mashqip.

    Në këto komunikime përmenden edhe emra të tjerë të grupit, mes tyre edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, sipas dosjes hetimore.

    Ironia është e fortë: “Hermano” i Portokallisë fliste për kartele droge me humor, ndërsa “Hermano” i SKY ECC fliste për trafik real, sasi të mëdha narkotikësh dhe operacione ndërkombëtare. Nga batutë televizive, në provë penale.

    Sokol Qaja dhe anëtarët e tjerë të grupit kriminal ndodhen aktualisht në burg me masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa hetimet vijojnë për të dokumentuar tërësisht rrjetin dhe përfshirjen e personave të tjerë. Mesa duket, jo çdo “Hermano” është për të qeshur… disa përfundojnë në pranga.

    Hermano trafik droge Visjan Ukcenaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Delegacioni i “Fratelli d’Italia” inspekton kampin e Gjadrit: Qendra funksionon pothuajse në kapacitet të plotë

    April 20, 2026

    Deklaratat e Trump trazojnë tregjet, dyshime për fitime miliona-dollarëshe nga informacioni i brendshëm

    April 20, 2026

    Dokument/ Kompania “One Albania” pengoi policinë të zbulojë Call Center-at mashtrues në Tiranë

    April 20, 2026

    Brikena shpërthen pas BBVA: Ka pasur përpjekje për të më shkatërruar. Më kanë njollosur njerëz që i kam ndihmuar me duart e mia

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.