Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump akuzon Kanadanë për ndotjen nga zjarret pyjore, kërkon që kostot të përfshihen në tarifat doganore

    Grabiti xhiron ditore të Vodafone në Durrës, kapet brenda pak minutash autori i dyshuar

    Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon SORI-AL: Asnjë institucion nuk provoi lidhje mes ushqimit dhe rasteve të raportuara, por reputacioni ynë u dëmtua

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon SORI-AL: Asnjë institucion nuk provoi lidhje mes ushqimit dhe rasteve të raportuara, por reputacioni ynë u dëmtua

    July 17, 2026

    Kompania e kateringut SORI-AL ka reaguar publikisht pas përfundimit të kontrolleve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), duke deklaruar se aktiviteti i saj është lejuar të vijojë normalisht dhe se asnjë institucion nuk ka konfirmuar se ushqimi i përgatitur prej saj ishte shkaku i shqetësimeve shëndetësore të raportuara te studentët e Akademisë së Sigurisë.

    Në një deklaratë publike, kompania shprehet se për më shumë se dy muaj është përballur me akuza për një “helmim masiv ushqimor”, ndërsa verifikimet zyrtare, sipas saj, kanë nxjerrë në përfundime të ndryshme nga perceptimi i krijuar në opinionin publik.

    SORI-AL thekson se gjatë gjithë procesit ka bashkëpunuar me institucionet shtetërore, duke vënë në dispozicion ambientet, dokumentacionin dhe çdo informacion të kërkuar për hetimet dhe kontrollet.

    Sipas kompanisë, dokumentet zyrtare të institucioneve përkatëse tregojnë se në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” nuk është vendosur diagnoza e helmimit ushqimor për pacientët e paraqitur dhe nuk ekziston një raport mjekësor që e lidh gjendjen e tyre me ushqimin e ofruar nga SORI-AL.

    Kompania shton se analizat e kryera nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare (ISUV) mbi mostrat e ushqimit kanë rezultuar negative, ndërsa të njëjtin rezultat, sipas saj, kanë dhënë edhe analizat e një laboratori privat të akredituar.

    Në reagim thuhet gjithashtu se Inspektorati Shtetëror Shëndetësor nuk ka konstatuar shkelje ligjore, Instituti i Shëndetit Publik nuk ka kryer analiza laboratorike mbi ushqimin, ndërsa AKU ka përmbyllur procedurat pa evidentuar shkelje dhe ka lejuar vijimin normal të aktivitetit të kompanisë.

    Në përfundim të deklaratës, kompania ngre shqetësimin për dëmtimin e reputacionit të saj, duke argumentuar se perceptimi publik u krijua përpara përfundimit të verifikimeve zyrtare. SORI-AL kërkon që edhe rezultatet e institucioneve të marrin të njëjtën vëmendje publike si akuzat fillestare dhe shtron pyetjen se kush mban përgjegjësi kur reputacioni i një biznesi dëmtohet nga komunikime që, sipas saj, nuk mbështeten më pas nga dokumentacioni zyrtar.

    Deklarata e plotë e kompanisë

    DEKLARATË SORI-AL Dy muaj akuza. Një përfundim zyrtar krejt tjetër… Për më shumë se dy muaj, opinioni publik u bombardua me lajmin se “SORI-AL” kishte shkaktuar helmim masiv ushqimor. Sot, pas përfundimit të të gjitha verifikimeve zyrtare, rezulton se asnjë institucion nuk ka konfirmuar një përfundim të tillë. Megjithatë, dëmi ndaj reputacionit të kompanisë është bërë dhe nuk mund të zhbëhet me një procesverbal apo një njoftim administrativ.

    Gjatë gjithë kësaj periudhe, “SORI-AL” bashkëpunoi pa asnjë rezervë me çdo institucion shtetëror, hapi ambientet për çdo kontroll e rikontroll, vuri në dispozicion çdo dokument të kërkuar dhe priti përfundimin e verifikimeve pa zhvilluar gjyq në media dhe pa paragjykuar punën e autoriteteve.

    Dokumentet zyrtare flasin qartë. QSUT konfirmon se asnjë pacient nuk është diagnostikuar me helmim ushqimor dhe se nuk ekziston asnjë raport mjekësor që ta lidhë gjendjen e pacientëve me konsumimin e ushqimit të gatuar nga SORI-AL. ISUV rezultoi negativ për kampionet e ushqimit të marra gjatë kontrollit zyrtar, rezultat i konfirmuar edhe nga analizat e laboratorit privat të akredituar.

    Inspektorati Shtetëror Shëndetësor nuk konstatoi asnjë shkelje ligjore, Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi se nuk kishte kryer analiza laboratorike të ushqimit, ndërsa Autoriteti Kombëtar i Ushqimit e mbylli procedurën pa konstatuar shkelje dhe lejoi vijimin normal të aktivitetit të shoqërisë. Edhe të dhënat klinike tregojnë një panoramë krejt tjetër nga ajo që u krijua në opinion publik. Në episodin e parë, nga 45 persona të paraqitur në QSUT, 43 janë larguar brenda 1 deri në 4 orësh, ndërsa vetëm 2 kanë qëndruar më gjatë për monitorim.

    Në episodin e dytë, nga 67 persona, 66 janë larguar brenda 30 minutash deri në pak orë, ndërsa vetëm një person ka qëndruar i shtruar për disa ditë. Këto janë fakte zyrtare mjekësore, jo interpretime. Pikërisht për këtë arsye, mbrojtja e reputacionit të një biznesi nuk mund të trajtohet si çështje dytësore, sidomos kur perceptimi publik është krijuar përpara se të flisnin dokumentet zyrtare.

    Ditët e fundit, institucionet shtetërore reaguan me të drejtë ndaj dëmtimit të reputacionit të bizneseve përmes komenteve dhe vlerësimeve të rreme në rrjetet sociale, duke theksuar se mbrojtja e biznesit është interes publik. Ne e mbështesim plotësisht këtë standard. Por shtrohet një pyetje po aq e rëndësishme: kur reputacioni i një biznesi dëmtohet nga komunikime apo veprime të vetë institucioneve publike, të cilat në fund nuk mbështeten nga dokumentet zyrtare të procedurave të tyre, kush mban përgjegjësi për dëmin e shkaktuar? Në një shtet të së drejtës, e vërteta duhet të ketë të njëjtën jehonë publike si akuza… Shoqëria “SORI-AL” sh.p.k.

    Akademia e sigurise SORI-AL
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump akuzon Kanadanë për ndotjen nga zjarret pyjore, kërkon që kostot të përfshihen në tarifat doganore

    July 17, 2026

    Grabiti xhiron ditore të Vodafone në Durrës, kapet brenda pak minutash autori i dyshuar

    July 17, 2026

    Helmimi i studentëve të Akademisë së Sigurisë, reagon SORI-AL: Asnjë institucion nuk provoi lidhje mes ushqimit dhe rasteve të raportuara, por reputacioni ynë u dëmtua

    July 17, 2026

    Video/ Tërmeti 7.4 ballë trondit Meksikën, pamjet tregojnë ndërtesat që lëkunden dhunshëm, banorët dalin në panik

    July 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

    Paratë vijnë që nesër! E ardhmja duket premtuese për këto tre shenja horoskopi

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.