Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 të shkallës Rihter goditi brigjet jugperëndimore të Meksikës, duke shkaktuar momente paniku mes banorëve dhe duke aktivizuar menjëherë sistemet e paralajmërimit për cunami.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), epiqendra e tërmetit u lokalizua rreth 71 kilometra në jugperëndim të Puerto Madero, në shtetin Chiapas, ndërsa lëkundja u regjistrua në një thellësi prej rreth 10 kilometrash.
🚨 7.4 EARTHQUAKE STRIKES MEXICO
— Rosa News Official (@Mirha1206) July 17, 2026
A powerful 7.4-magnitude earthquake has struck off the Pacific coast of Mexico, sending strong tremors across parts of the country.#BreakingNews #Earthquake #Mexico #Tsunami #TsunamiWarning #Seismic #NaturalDisaster #PacificOcean pic.twitter.com/Z2pSoJzSoS
Menjëherë pas goditjes, Qendra Amerikane e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor (PTWC) lëshoi një alarm për valë të mundshme cunami në zonat bregdetare brenda një rrezeje prej 300 kilometrash nga epiqendra.
Lëkundjet u ndjenë edhe në Guatemalë dhe El Salvador. Në kryeqytetin e Guatemalës, ndërtesat u tronditën fort, duke detyruar qindra persona të braktisnin zyrat dhe banesat. Mediat lokale publikuan pamje nga evakuimi i një godine qeveritare menjëherë pas tërmetit.
🚨 BUILDINGS SHAKE ACROSS MEXICO
— Rosa News Official (@Mirha1206) July 17, 2026
Terrifying moments as buildings sway violently following a powerful 7.4-magnitude earthquake off Mexico's Pacific coast.#BreakingNews #Earthquake #Mexico #Tsunami #TsunamiWarning #Seismic #NaturalDisaster #PacificOcean pic.twitter.com/jrBR2BtvwT
Ndërkohë, në rrjetet sociale janë shpërndarë video që tregojnë momentin kur ndërtesat lëkunden me forcë, ndërsa disa prej tyre duken sikur “kërcejnë” nga intensiteti i goditjes sizmike. Pamjet pasqyrojnë panikun e qytetarëve, të cilët dolën me nxitim në hapësira të hapura.
Deri tani, autoritetet nuk kanë raportuar për viktima apo dëme të mëdha materiale. Ekipet e emergjencës vijojnë kontrollet në zonat e prekura, ndërsa situata po monitorohet për shkak të rrezikut të lëkundjeve pasuese dhe zhvillimeve të mundshme në zonat bregdetare.
🔴 #BREAKING: URGENT: Seismic warning sirens echoed across Guatemala as powerful shaking from the major earthquake off Mexico’s coast was felt across the region.#Mexico #Guatemala #Earthquake #PuertoMadero #SeismicWarning #BreakingNews https://t.co/axDXEbbJW5 pic.twitter.com/qRDEZHpzZz
— The Globe & News (@TheGlobeNewt) July 17, 2026


