GRAMSH– Greta Lena, Drejtoresha e Spitalit të Gramshit,ka reaguar sa i takon rastit me fëmijët e helmuar të një kopshti në Gramsh, që dyshohet se kanë konsumuar ushqim me salmonelë.
“Fillimisht në urgjencë është paraqitur një fëmijë me simptoma më të rënda me temperaturë të lartë, diarre dhe të vjella. E referuam për ekzaminime te higjiena dhe analizat konfirmuan prezencë të bakterit salmonelë. Më pas në spital mbërritën edhe dy fëmijë të tjerë me simptoma më të lehta frekuentues të kopshtit, ku analizat laboratorike konfirmuan sërish prezencë salmonele. U krye menjëherë dezinfektimi i ambjenteve të kopshtit dhe në vijim të paktën në spital nuk janë paraqitur më raste fëmijësh me simptoma.”-u shpreh Drejtoresha e Spitalit./Radar.al
Konflikt me th*ka dhe shkopinj në rrugë, arrestohen 4 shqiptarë në Bolzano
Ish-kryeministri anglez bëhet sërish baba, fëmija i katërt me bashkëshorten Carrie


