GRAMSH– Helmimi i 70 fëmijëve nga ushqimi në kopshtin publik të Gramshit ka ngritur alarmin në AKU, ku inspektorët e këtij institucioni kanë marrë mostra për analizimin e tre produkteve.
Inspektorët kanë marrë mostra të mishit të pulës, qumështit dhe të vezëve për t’i analizuar në Tiranë. Dyshimet e para të mjekëve dhe prindërve janë se kjo ka ndodhur nga salmonela, një bakter ky mjaft i rrezikshëm që zakonisht përhapet përmes ushqimit të kontaminuar ose higjienës së dobët.
Burime brenda spitalit thonë se simptomat janë të ngjashme me helmimin nga salmonela./Radar.al