Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Haradinaj jep dorëheqje nga drejtimi i AAK: Nuk do të kandidoj për president

    February 12, 2026
    Haradinaj PLAS deklaratën e fortë: Kurti po lan borxhe ndaj Serbisë, bëri marrëveshje me Radoiçiçin kundër UÇK-së
    Ramush Haradinaj

    Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke njoftuar se nuk do të rikandidojë në zgjedhjet e brendshme të partisë.

    Vendimin e bëri publik gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së, ku sqaroi edhe arsyet e tërheqjes nga drejtimi i partisë.

    “Procesi zgjedhor fillon nga 20 shkurti. Është risi ose ndryshim sepse nuk do të kandidoj për kryetar të Aleancës në këto zgjedhje të brendshme. Një arsye është koha e gjatë, arsyeja e dytë është rezultati zgjedhor. Po ashtu është edhe besimi që kam në kuadrin e Aleancës”, u shpreh Haradinaj.

    Ai theksoi se beson në kapacitetet e strukturave të partisë për ta çuar përpara AAK-në në një fazë të re.

    Ndërkohë, Haradinaj hodhi poshtë zërat se po synon postin e presidentit të Kosovës. Ai deklaroi se nuk është kandidat për këtë funksion, duke lënë megjithatë të hapur mundësinë e një shqyrtimi nëse do të kishte një kërkesë nga deputetët.

    “Nuk jam kandidat për president të vendit. Nëse në një rrethanë të caktuar deputetët, Parlamenti do të ma kërkonin, do ta shqyrtoja, por aktualisht nuk jam kandidat. Ende nuk kemi një qëndrim se si do të veprojmë rreth çështjes së presidentit”, tha ai.

    Dorëheqja e Haradinajt shënon një zhvillim të rëndësishëm në skenën politike të Kosovës, ndërsa AAK pritet të hyjë në një proces të ri zgjedhor brenda strukturave të saj.

    AAK Haradinaj president
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    April 17, 2026

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    April 17, 2026

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    April 17, 2026

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.