TIRANË-Gerta Gixhari për shkak të dëmtimit në sy që i bëri Gjestit duke i hedhur birrë në sy u eleminua me zarf të zi nga loja.
Gjithçka ajo ka bërë është cilësuar si i pajustifikueshëm, duke bërë që të humb përfundimisht mundësinë për të fituar çmimin e madh.
“Veprimi i Gertës ndaj Gjestit është i pajustifikueshëm për këtë arsye ‘Big Brother’ ka vendosur që Gerta të skualifikohet nga loja” – ishte ky komunikimi që lexoi Ledion Liço.
Por nuk mbeti me kaq, pasi produksioni mori vendimin e rëndësishëm për banoren, duke i dhënë dhe një mundësi të dytë rikthimi në shtëpi.
Pasi të gjithë banorët pranuan kthimin e saj, vendimi përfundimtar i takon publikut, i cili vendosi që Gerta të riniste lojën./Radar.al
“Plas” keq debati gjatë dasmës/ Gerta i hedh birrën në sy, Gjesti largohet nga BBV4


