Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Hakmarrje politike”/ Mziu flet për herë të parë pas shpërthimit me eksploziv në banesën e tij

    September 19, 2025

    TIRANË– Deputeti demokrat Xhelal Mziu mesditën e sotme ka folur nga selia e Partisë Demokratike për shpërthimin me eksploziv që ndodhi në shtëpinë e tij.

    Deputeti demokrat e ka cilësuar si një akt hakmarrjeje politike shpërthimin me eksploziv të ndodhur mbrëmjen e kaluar në banesën e tij në Kodër-Kamëz.

    Në një deklaratë së bashku me kreun e PD, Sali Berisha, Mziu u shpreh se ngjarja nuk është rastësore dhe sipas tij përfaqëson një sinjal të qartë nga qeveria, për të frikësuar dhe goditur zërat opozitarë. Mziu theksoi se nuk ka konflikte personale, borxhe apo çështje të hapura, duke përjashtuar çdo motiv tjetër përveç politikës.

    “Mbrëmë rreth orës 1 pa 10, pranë shtëpisë time në kodër Kamzë rruga e ‘Arbrit’, pati një shpërthim eksplozivi që falë Zotit nuk pat dëme në njerëz. Isha unë me familjen, komshinjtë, por jo vetëm ato, por dhe në Kamzë apo persona nga Tirana e kanë dëgjuar oshtimën e këtij tritoli. Pati dëme materiale. Normalisht jam i gëzuar që nuk pati probleme njerëzore as tek unë, dhe as tek kalimtarët që ishin në rrugë. Nuk kam asnjë lloj konflikti me asnjë person, gjatë karrierës time, nuk kam asnjë borxh ndaj askujt. Unë e shoh këtë një akt absolutisht politik dhe është një sinjal për të treguar se, nuk mund të sillesh apo reagosh ndaj kësaj qeverie krimi dhe korrupsioni. Kështu që përveç se një hakmarrje politike unë asgjë tjetër nuk mund ta konsideroj. Madje me gjithë njerëzit që komunikojmë dhe gjatë këtyre orëve nuk gjejmë asnjë gjë tjetër veç prapavijës politike apo sinjalit për të na bërë një ushtar të tyre dhe jo për të qenë një opozitë siç duhet, për të qenë një opozitë ndaj kësaj qeverie krimi dhe korrupsioni.”– tha Mziu./Radar.al

    Kodër-Kamëz Xhelal Mziu
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump pret Mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë, nis vizita zyrtare 4-ditore në SHBA

    April 27, 2026

    Romanca vazhdon jashtë shtëpisë, Mateo dhe Brikena të pandashëm pas Big Brother VIP

    April 27, 2026

    Alarm në Londër/ Thirrja e ambasadës iraniane për “sakrificë të jetës” ngre shqetësime për radikalizim

    April 27, 2026

    Kuvendi i Kosovës nis votimin për Presidentin, opozita bojkoton seancën

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.