Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kosovë

    Haga vendos: Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi mbeten në paraburgim

    September 18, 2025
    Zgjedhjet në Kosovë/ Votojnë nga Haga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare

    Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë vendosur të vazhdojnë masën e paraburgimit ndaj ish-liderëve të UÇK-së Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët bashkë me Hashim Thaçin akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

    Sipas vendimeve të publikuara më 18 shtator 2025, Prokuroria ka argumentuar se ekziston rreziku që të akuzuarit t’i ikin drejtësisë, të kryejnë krime të tjera ose të pengojnë procesin gjyqësor. Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Charles Smith III, vlerësoi se nuk ka prova të mjaftueshme që të justifikojnë një ikje të tyre, por theksoi rrezikun e pengimit të drejtësisë dhe ndikimit mbi dëshmitarët.

    Si pasojë, Veselit, Selimit dhe Krasniqit u vazhdohet paraburgimi deri në përfundimin e hetimeve dhe procesit gjyqësor.

    Procesi i mbrojtjes ka nisur më 15 shtator me dëshmitë e ish-ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, dhe më pas Paul Williams. DhSK-ja ka caktuar datën 14 nëntor 2025 për përfundimin e çështjes së mbrojtjes, ndërsa parashtresat përfundimtare të procesit dhe deklaratat mbi ndikimin e krimeve të pretenduara tek viktimat pritet të dorëzohen deri më 22 dhjetor 2025.

    Në këtë rast, Prokuroria ka përfunduar paraqitjen e provave më 15 prill 2025, ndërsa mbrojtja kishte paraqitur kërkesë sipas Rregullës 130 për rrëzimin e akuzave në aktakuzë, kërkesë që u rrëzua nga trupi gjykues më 16 korrik 2025.

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, e dorëzuar fillimisht më 9 nëntor 2020 dhe e konfirmuar më 26 tetor 2020, përmban dhjetë pika që i ngarkojnë ata për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë incidente në Gjilan, Budakovë dhe Semetishtë.

    Haga jakup krasniqi Kadri Veseli kosove Rexhep Selimi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dhunë në burgun e Reçit, dy të paraburgosur sulmojnë efektivin dhe dëmtojnë ambientet

    April 19, 2026

    Tragjedi në SHBA/ Tetë fëmijë humbin jetën pas të shtënave në Luiziana

    April 19, 2026

    SHBA drejt marrëveshjes me Iranin? Zyrtari amerikan flet për progres në negociata

    April 19, 2026

    Bayern Munich shpallet kampion i Gjermanisë, shkatërron Stuttgartin dhe vendos rekorde historike

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.