Një 11-vjeçar është në luftë me jetën e tij pas atentati të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku atentatorët zbrazën mbi 30 plumba në makinën ku i mituri ndodhej me të afërm të tij.
Mirëpo nga hetimet e deritanishme konkludon se është ngatërruar shënjestra e atentatit dhe gabimisht mbetën të plagosur persona që nuk kanë lidhje me ngjarjen.
Siç e pohoi dhe vetë në dëshminë e dhënë para policisë, shënjestra e atentatit në Tiranë ishte gruaja e Roan Brahimit.
Agjentët mendojnë se gruaja e Brahimit, përdorte një automjet të ngjashëm me atë të personave që mbetën mbrëmë të plagosur.
Por Top Channel ka verifikuar të dhënat prej nga ku rezulton se shtetasja A. Brahimi përdor makinë ‘Audi Q5′ dhe jo ‘G-Class’
Më tej bëhet me dije se janë marrë në pyetje dhe 3 të dëmtuari e tjerë të cilët kanë përshkruar itinerarin përpara se të ishin në vatër të armëve të zjarrit ku dhe kanë shpjeguar se nuk kanë patur asnjë incident.
Policia po vijon më tej me mbledhjen e provave ndërsa thueht se po bëhet gati që mbasi të mbylle marrjen në pyetje të disa shtetasve, të referojë materialet për veprën e vrasjes në rrethana cilësuese të mbetur në tentativë.


