Në këtë periudhë të ngarkuar epidemiologjike ISHP nuk konfirmon asnjë humbje jete me shkak viruset në qarkullim, por ditët e fundit janë raportuar humbje jete ne moshat pediatrike dhe mjeket në rrethe janë shprehur se kanë qenë prekur nga viruse apo virozat.
Mjeket nëpër rrethe neglizhojnë marrjen e tamponëve për të analizuar rastet e rënda në laboratorin e virologjisë.
‘Problematika që japin virozat respiratore ërkeqësojnë gjendjen shëndetësore dhe mund të jemi dhe në raste fatale, virozat respiratore kalojnë në komplikacione pulmonare, në bronkopleumoni që më pas precipitojnë gjendjen. Mjekët janë institucioni kompetent në vendosjen e diagnozës’.
Drejtorja e ISHP, Eugena Tomini shprehet se kemi hyrë në javën kur kurba e infeksioneve respiratorë fillon ngritjen me shpejtësi drejt pikut.
Mjekët këshillojnë sa më shumë kujdes dhe higjienë pasi virusi i gripit shkakton humbje jete, sidomos tek personat që kanë ndonjë diagnozë tjetër, qoftë kjo moshë pediatrike apo të rritur.


