TIRANË– Jemi në mes të muajit Shtator por teksa temperaturat vijojnë të jenë sikur të ishim në mes të Korrikut, nuk mungojnë as virozat.
Lidhur me gripin dhe problemet me të cilat përballen fëmijët dhe të moshuarit më së shumti në këtë periudhë, mjeku Tedi Carkaxhija në një intervistë për Radar.al ka folur më gjerë mbi këtë temë.
A ka pasur raste të gripit këtë periudhë?
Mjeku Carkaxhija: Po kemi pasur raste të gripit në këtë periudhë sidomos në fillim të Shtatorit. Rastet me grup kanë filluar të rriten pasi ka filluar edhe pjesa e ndryshimit të motit. Nga një mot i nxehtë kanë filluar të bien temperaturat. Për pasojë kemi pasur rritje të infektimeve me grip.
Cilat janë grupmoshat më të prekura nga gripi?
Mjeku Carkaxhija: Grupmoshat më të prekura janë moshat e reja, fëmijët nën 10 vjeç. Kryesisht kemi moshën e tretë mbi 65 vjeç dhe pacientë me sëmundje kronike./Radar.al


