Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Thikë me dy presa”/ Rama për sigurinë ushqimore: Kush nuk është përgatitur rrezikon falimentimin

    Gratë me shami ALARMUAN prindërit/ Reagon Policia e Shtetit: Janë me shtetësi iraniane, rezultoi se…

    “I trembem neglizhencës alla-shqiptarçe”/ Integrimi në BE, Rama me operatorët e biznesit ushqimor: Kontrollet për të lënë porosi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Greqia e zemëruar me hartën e “Shqipërisë së Madhe”, Ministria e Mbrojtjes fshin publikimin

    July 28, 2025

    Një botim i datës 18 korrik nga gazeta zyrtare e Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare, “Ushtria”, ka ngjallur reagime në mediat greke, pas publikimit të një harte historike që lidhej me periudhën e Kongresit të Berlinit të vitit 1878.

    Gazeta greke “Protothema” ka reaguar ashpër, duke e interpretuar këtë hartë si një paraqitje të asaj që ajo e quan “Shqipëria e Madhe”, që sipas saj përfshin territore përtej kufijve të sotëm të Shqipërisë – nga Epiri e deri në ishullin e Korfuzit. Artikulli grek vë në dukje se kjo hartë është shfaqur në një faqe të një botimi zyrtar shtetëror shqiptar, gjë që e bën edhe më shqetësues për ta mesazhin që përcillet.

    Në shkrimin e “Ushtria”, bëhej një trajtim historik për vendimet e Kongresit të Berlinit dhe ndikimin e tyre në kufijtë e territoreve shqiptare të asaj kohe, por për mediat greke, ky botim nënkupton një pretendim territorial, duke rikthyer tensionin mbi çështjet e ndjeshme historike mes dy vendeve.

    “Protothema” shkon më tej duke kontestuar ekzistencën e vetëdijes kombëtare shqiptare në vitin 1878, duke hedhur akuza për ndërtimin e një shteti që sipas saj u imponua nga interesa të huaja. Po ashtu, media greke rikujton edhe botime të mëparshme të gazetës “Ushtria”, ku janë trajtuar tema të tjera të debatueshme, përfshirë dhe përmendjen e “gjenocidit grek kundër çamëve myslimanë”.

    Pas publikimit të hartës, disa portale të vogla greke e ngritën çështjen, dhe menjëherë pas kësaj duket se reagimi ka mbërritur edhe në institucionet shqiptare: numri i datës 18 korrik nuk është më i qasshëm në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes. Një kërkim në faqen online nuk gjen asnjë gjurmë të tij.

    Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga ministri i Mbrojtjes, Piro Vëngu, për këtë situatë. Kujtojmë se Vëngu, i cili ka mbajtur detyra të rëndësishme në politikën e jashtme shqiptare në të kaluarën, është përmendur shpesh edhe për lidhjet e tij familjare me Greqinë, përfshirë posedimin e një pasaporte greke.

    Ky episod ka risjellë në vëmendje tensionet historike në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, në një moment kur pritej një klimë më e qetë dhe bashkëpunuese ndërmjet dy vendeve.

    Greqia Ministria e Mbrojtjes Shqipëria e Madhe
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Thikë me dy presa”/ Rama për sigurinë ushqimore: Kush nuk është përgatitur rrezikon falimentimin

    April 21, 2026

    Gratë me shami ALARMUAN prindërit/ Reagon Policia e Shtetit: Janë me shtetësi iraniane, rezultoi se…

    April 21, 2026

    “I trembem neglizhencës alla-shqiptarçe”/ Integrimi në BE, Rama me operatorët e biznesit ushqimor: Kontrollet për të lënë porosi

    April 21, 2026

    Porositi vr*sjen e gruas së tij/ Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm!

    April 21, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.