Ish-emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, ka reaguar pas shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës dhe mundësisë për zgjedhje të reja në vend.
Në një postim në platformën X, Grenell ka shkruar se Zoti po përgatit rikthimin e Hashim Thaçi në Kosovë dhe ka sugjeruar që ai mund të kandidojë për kryeministër.
“Lajm i shkëlqyer. Zoti po na përgatit të gjithëve për kthimin e Hashim Thaçit në Kosovë. Thaçi për kryeministër”, ka shkruar ish-emisari amerikan.
Reagimi i tij vjen në një moment të tensionuar politikisht në Kosovë, ndërsa qytetarët pritet të shkojnë në zgjedhje të reja pas shpërndarjes së Kuvendit.


