Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Izraeli godet Libanin pas sulmit të Hezbollahut, raportohen të paktën 8 viktima

    Fejohet motra e Gjestit, fansat e vëllait i dërgojnë lule

    Selin Bollati krah vjehrrës në Istog, DJ Gimbo ndan momentin familjar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Gramshi në “luftë” me zjarret/ 42 banesa të djegura, mbi 200 krerë bagëti të zhdukura

    August 14, 2025
    Gramshi në "luftë" me zjarret/ 42 banesa të djegura, mbi 200 krerë bagëti të zhdukura
    Pamjet nga Gramshi

    GRAMSH– Vendi ynë prej javësh tashmë po përballet me situata të vështira ku vatrat e zjarrit kanë shkaktuar dëme të mëdha.

    Në javën e fundit situata e zjarreve në territorin e bashkisë së Gramshit mbetet kritike dhe në zhvillim të vazhdueshëm, ndërsa përhapja e flakëve ka zhvendosur rrezikun drejt vatrave të reja, duke rrezikuar seriozisht jetën, pronën dhe mjedisin natyror të banorëve të zonës.

    Pasditen e së mërkurës kanë shënuar një përkeqësim të situatës, me vatra aktive të reja të regjistruara në fshatin Ermenj, në Njësinë Administrative Skënderbegas, si dhe në zonën e Teqes së Dushkut. Zjarret po përhapen me shpejtësi në një terren tepër të vështirë, për shkak të dendësisë së lartë të pyjeve dhe bimësisë së thatë,duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e ekipeve të emergjencës.

    Sipas të dhënave zyrtare të konfirmuara nga autoritetet lokale, deri më tani janë djegur 42 banesa në Skënderbegas dhe fshatra të tjerë përreth, ndërkohë që dëmet në gjënë e gjallë janë tejet të rënda:

    130 krerë bagëti të imta

    22 gjedhë

    1 thundrak

    80 koshere bletësh

    Shumë shpendë dhe kafshë të tjera shtëpiake

    Në mënyrë që të shmanget rreziku i ndonjë epidemie, autoritetet kanë filluar që dje procesin e groposjes së kafshëve të ngordhura, ndërsa shërbimi veterinar është në terren, duke hartuar  procesverbalet përkatëse për dokumentimin e dëmeve.

    Zona mbetet nën monitorim të vazhdueshëm, për të frenuar çdo përhapje të mundshme të ndotjes apo sëmundjeve. Numri i personave të evakuuar deri sot në mëngjes ka arritur në 46, pas strehimit të 6 personave të tjerë në konviktin shtetëror të Gramshit gjatë mbrëmjes së djeshme. Ata i janë bashkuar 40 banorëve të tjerë që u evakuuan një ditë më parë, kryesisht nga zona e Nartës,ku situata deri dje ishte tejet e rrezikshme, por aktualisht është nën kontroll relativ.Përpjekjet për shuarjen e flakëve vijojnë me intensitet të lartë, ndërsa në terren janë angazhuar:

    Rreth 50 forca të ushtrisë

    7 mjete zjarrfikëse

    200 vullnetarë

    Bilanci paraprak flet për 10 fshatra të bashkisë Gramsh të prekur nga flakët, ndër të cilët Bletëza dhe Shëmbërdhenji janë evidentuar  si zonat më të goditura, ku nuk ka mbetur asgjë pas.

    Operacionet për izolimin dhe shuarjen e zjarreve po zhvillohen në kushte ekstreme. Dendësia e pyjeve, mungesa e aksesit rrugor dhe erërat e forta që favorizojnë përhapjen e flakëve, kanë vështirësuar punën e zjarrfikësve dhe vullnetarëve në terren. Zyrtarët lokalë kanë theksuar se çdo orë është kritike për të frenuar përhapjen e mëtejshme, ndërsa kanë apeluar për kujdes të shtuar nga banorët,duke ndaluar çdo veprim që mund të shkaktojë ndezje të reja, si djegia e mbeturinave apo lënia e materialeve të ndezshme në natyrë./Radar.al 

    Largoi vajzën nga Kosova/ Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për ish-gruan e Feros

    42 banesa të djegura gramsh
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Izraeli godet Libanin pas sulmit të Hezbollahut, raportohen të paktën 8 viktima

    April 30, 2026

    Fejohet motra e Gjestit, fansat e vëllait i dërgojnë lule

    April 30, 2026

    Selin Bollati krah vjehrrës në Istog, DJ Gimbo ndan momentin familjar

    April 30, 2026

    Vetëm një votë kundër, të majtë e të djathtë bëhen bashkë, Melsi Bogdani zgjidhet në krye të Këshillit Bashkiak të Fierit

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.