Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Euro zbret në nivel historik, prek pragun e 95 lekëve

    Tragjedi në Tajlandë: 7-vjeçari vdes pas sulmit nga majmuni i mbajtur nga familja

    Kamioni me fishekzjarrë përfshihet nga flakët në autostradën e Tenesit, krijon “shfaqje” spektakolare

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Gjylameti: PS e meriton votëbesimin e qytetarëve

    March 23, 2025
    Gjylameti: PS e meriton votëbesimin e qytetarëve

    Deputetja socialiste Blerina Gjylameti së fundmi është shprehur se PS synon 20 mandate në Tiranë.

    Në lidhje me këtë ajo shton se ata po kërkojnë votëbesimin për arritjet që kanë pasur në Kryeqytet.

    Sipas Gjylametit kërkimi i 20 mandateve në Tiranë për Partinë Socialiste mbetet vetëm çëshje numrash por vlerash.

    “Në disa detyra që kam qenë në Tiranë, nga kryetare e gruas në opozitë e më pas në shumë detyra dhe në disa njësi të Tiranës si deputete, unë kam dalë deputete e njësisë 5. Kam qenë në njësinë 4, nga njësia 4 kam kaluar në Kombinat, Vaqarr, në Kashar dhe Astir. Në 2021 kam kaluar në qarkun e Korçës. Por edhe në ato detyra që kam pasur në Tiranë, duke qenë dhe drejtuese e qarkut dhe kryetare e PS-së së Tiranës, mund ta dëshmoj se Tiranën e njoh mirë. Nuk është çështja e numrave në vetvete. Çështja e 20 mandateve nuk është numër në vetvete, por ka të bëjë me faktin e të dhënit llogari me çfarë ke bërë dhe marrjen e votëbesimit dhe të diskutimit për atë çfarë do të duhet bërë më mirë. Unë besoj se është shumë e qartë ajo që ne kërkojmë. Ka të bëjë me pjesën e marrjes së votëbesimit me çfarë është bërë”,-tha Gjylameti.

    Sipas saj një nga njësitë që ka ndryshuar totalisht është njësia 4.

    Por nuk lihet pas as njësia 5 e cila sipas saj ka qenë një nga lagjet më të investuara.

    “Një nga njësitë është 4. E them unë, në 2015 kur kam nisur fushatën, mund të përmend vetëm disa elemente: Bregun e Lumit, ku sot kemi situatë krejtësisht ndryshe; mund të vazhdojmë me pjesën e 5 Majit, me rikualifikimet e lagjeve, me pjesën e Kinostudios. Ne shikojmë një Tiranë krejtësisht të transformuar, që nga qendra deri në periferi, dhe këtu jetojmë. A ka probleme? Patjetër që ka. Nga ana tjetër, kur bëhet fjalë për votën, vota kërkohet pikësëpari në emër të asaj që ne na bashkon — vlerat për PS-në — dhe e dyta, kalojmë në atë që jemi në votën personale.Unë kam qenë e 22-ta në listën e PS-së në 2013 dhe e kam marrë mandatin pasi e morën ministrat. Edhe pse e dija që nuk do të isha fituese, unë kam punuar bashkë me gjithë ekipin e PS-së për atë që na bashkon — vlerat, mundësitë për më shumë për ata që kanë më pak mundësi, për shanse më të barabarta, për një zë për ata që nuk kanë, në pjesën e rritjes së të ardhurave, shërbime më të mira, pjesën shëndetësore dhe arsimore”,-tha Gjylameti.

    Deputetja socialiste shprehu bindjen se PS do të arrijë jo vetëm të fitojë zgjedhjet e 11 majit, por dhe të bëjë Shqipërinë pjesë e familjes europiane falë punës së tyre.

    Gjylameti PS Tiranë votëbesimi i qytetarëve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Euro zbret në nivel historik, prek pragun e 95 lekëve

    June 8, 2026

    Tragjedi në Tajlandë: 7-vjeçari vdes pas sulmit nga majmuni i mbajtur nga familja

    June 8, 2026

    Kamioni me fishekzjarrë përfshihet nga flakët në autostradën e Tenesit, krijon “shfaqje” spektakolare

    June 8, 2026

    Takim i rrallë me një peshkaqen të bardhë në Detin Mesdhe gjatë pastrimit të një anijeje të mbytur

    June 8, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.