Ditën e sotme në Komisionin Hetimor të TIMS, Ervin Salianji është përplasur edhe me Blerina Gjylametin teksa fliste me ironi. Salianji pas fjalës së Tonin Gogut iu drejtua duke i thënë se më shumë iu duk në vështirësi sikur po kalonte proces lindjeje, dhe jo sikur po fliste për Kushtetuesen për komisionet hetimore.
Ky ka qenë momenti kur ka reaguar edhe anëtarja e këtij komisioni Blerina Gjylameti, e cila i ka kërkuar që ta nisë mbledhjen me një ndjesë për gjuhën fyese që ka përdorur.
“Mendoj se duhej të kishin nisur mbledhjen me ndjesë të madhe. Fyerje dhe cënim të një nga gjerave më të bukura në jetë. Unë jam nën, jam grua dhe vajzë dhe nuk lejoj që të përdoret kjo gjuhë. Kafshët, dhe për kafshët kur përdoret fjala thuhet lindin, zonjat nuk pjellin. Është një term që nuk ju bën nder. Mos e përdorni më një gjuhë të tillë fyese dhe diskriminuese.”- ka thënë Gjylameti.
Menjëherë Salianji i është kundërpërgjigjur, duke thënë se fjalët dhe reagimet ju vijnë me vonesë duke shpjeguar se ju kam thënë që mos bëni sikur po lind o zotëri, duke mos e konsideruar fyerje.
“ Së pari ju vijnë me vonesë fjalët dhe reagimet. Në çdo moment, ju kam thënë që mos bëni sikur po lind o zotëri, ku është fyerja këtu? Si proces burri nuk pjell, e kisha te burri. Dini gjë ju që pjell? Ja pra ky është procesi, është njësoj si të kapem unë dhe të them ‘pse përmendi topin dhe futbollin”… është vlerësim mo! Dhe bëtë dhe një shpikje këtu, thatë që dhe ‘ju keni lindur’, ua nuk e dija këtë.”- ka thënë Salianji.