Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Mendova se ishte një imazh…”/ Politikani estonez bëhet viral për modelin unik të flokëve

    Operacioni antidrogë në Tiranë/ 15 persona të arrestuar, 16 të tjerë në kërkim

    U v*a nga Donald Nelaj në Memaliaj, ky është 30-vjeçari Endri Goxhaj

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Gjylameti falënderon qytetarët: Në këtë garë ka vetëm të fituar. PS, forca që i duhet këtij vendi

    May 20, 2025
    Gjylameti falënderon qytetarët: Në këtë garë ka vetëm të fituar. PS, forca që i duhet këtij vendi

    Një nga figurat më të njohura të PS, Blerina Gjylameti ka reaguar në përfundim të numërimit të zgjedhjeve të 11 majit.

    Nëpërmjet një statusi të bërë në rrjete sociale, Gjylameti e cila mori një numër të konsiderueshëm votash të qytetarëve në kryeqytet, shkruan se çdo votë, çdo shprehje besimi, është një gur i çmuar në themelin e një Shqipërie më të mirë.

    Gjithashtu ajo shprehu bindjen e saj se në këtë garë nuk ka humbës, por vetëm fitues.

    Gjylameti falënderon familjen politike  dhe në veçanti Kryeministrit Edi Rama për besimin dhe përkrahjen.

     Postimi i plotë:

    Të dashur miq, familjarë dhe mbështetës të mi në garën e 11 majit,

    Kam një përqafim të madh për secilin prej jush — dhe s’jeni pak, 6148 zemra! Të gjithë ju që më besuat gjënë më të çmuar që një qytetar ka: votën.

    Kudo që ishit — në Njësinë 4, në të gjithë qarkun e Tiranës, dhe mbi të gjitha ju që votuat nga diaspora — dua t’ju them faleminderit.

    Çdo votë, çdo shprehje besimi, është një gur i çmuar në themelin e një Shqipërie më të mirë.

    Në këtë garë nuk ka humbës — ka vetëm të fituar. Dhe unë e besoj këtë me gjithë zemër.

    Të gjithë kemi fituar vazhdimësinë në rrugën drejt së ardhmes europiane.

    Unë personalisht kam fituar zemrat tuaja, respektin tuaj, mbështetjen tuaj, dhe për këtë ju jam thellësisht mirënjohëse.

    11 maji për mua ishte një fitore e një lloji tjetër: një përvojë e vlefshme, një garë sfiduese dhe një rezultat që më mbush me krenari.

    Faleminderit secilit prej jush.

    Faleminderit ekipit tim të palodhur, familjes sime të duruar, dhe në veçanti Kryeministrit Edi Rama, për besimin dhe përkrahjen.

    Sidomos në këto ditë të lodhshme e sfiduese, të mbushura me emocione, ne – më mirë se kushdo tjetër – e kuptojmë sa e vështirë është të mbash bashkë një familje të madhe si Partia Socialiste.

    Beteja jonë vazhdon. Për angazhimet që kjo forcë politike ka marrë.

    Ne nuk bëjmë luftëra të vogla — ne bëjmë beteja të mëdha për jetët e njerëzve, aspak për jetët tona.

    Mirënjohëse.

    Këto zgjedhje, kjo garë, më kanë dhënë vetëdijen e plotë pse jam në politikë, pse në PS, dhe bindjen e thellë se Partia Socialiste është forca që i duhet vendit në këtë moment historik.

    Zgjedhjet mbaruan.

    Sovrani foli.

    Politika për njerëzit vazhdon.

    falënderon qytetarët Gjylameti PS Zgjedhjet e 11 Majit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Mendova se ishte një imazh…”/ Politikani estonez bëhet viral për modelin unik të flokëve

    April 22, 2026

    Operacioni antidrogë në Tiranë/ 15 persona të arrestuar, 16 të tjerë në kërkim

    April 22, 2026

    U v*a nga Donald Nelaj në Memaliaj, ky është 30-vjeçari Endri Goxhaj

    April 22, 2026

    Raporti i HIV 2025/ Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.