Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ceremoni në Maqedoninë e Veriut për konfliktin e 2001, ministri i Mbrojtjes për etiketimin e shqiptarëve si “terroristë”

    Sulm masiv ndaj FIFA-s, hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e futbollistëve

    Emocione në Ferma VIP, fëmijët e DJ Bujakës vrapojnë drejt Mozës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Gjykata Kushtetuese për deputetët e mazhorancës: Pranojmë paditë e opozitës

    July 16, 2025
    Gjykata Kushtetuese për deputetët e mazhorancës: Pranojmë paditë e opozitës

    TIRANË– Gjykata Kushtetuese përmes një vendimi të shpallur në Maj të këtij viti, rrëzonte opozitën për mandatin e deputetit Vullnet Sinaj, por zbardhja e këtij vendimi më 10 korrik, zbulon se më në fund, vetë Gjykata, ka krijuar një mekanizëm çlirues për pakicën parlamentare.

    Në këtë formë Kushtetuesja shkruan për herë të parë qartë, se kur 1/10 e deputetëve mendojnë se një deputet duhet të humbasë mandatin, sepse ka përfituar fonde publike, ata vënë automatikisht në lëvizje Parlamentin.

    Nga ana tjetër nëse Kuvendi, vendos me votën e shumicës të mos e përcjellë çështjen për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese (siç ndodhi dy herë për Olta Xhaçkën dhe Vullnet Sinajn), atëherë, 1/5 e deputetëve (28 deputetë) mund t’i drejtohen drejtpërdrejt Gjykatës, për t’i kërkuar të gjykojë rastin në fjalë.

    PJESË NGA VENDIMI: 

    Gjykata thekson se qëllimi i kompetencës kushtetuese për kontrollin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit nënkupton një gjykim në themel prej saj, në të cilin ajo vlerëson nëse veprimet konkrete të kryera nga deputeti janë të papajtueshme me mandatin e tij dhe në përfundim konstaton këtë papajtueshmëri, nëse është rasti. Në funksion të realizimit të këtij qëllimi, kushtetutëbërësi ka parashikuar edhe një të dhjetën e deputetëve si subjekt q vë në lëvizje procedurën parlamentare për dërgimin e çështjes së papajtueshmërisë së dyshuar të deputetit për shqyrtim në themel në Gjykatë. Në këto kushte, në rastet kur Kuvendi vihet në lëvizje me mocion të një të dhjetës së deputetëve ose të Kryetarit të tij, ai (Kuvendi) ka detyrimin kushtetues për të filluar procedurën parlamentare për shqyrtimin e mocionit për dërgimin e çështjes së papajtueshmërisë së mandatit në Gjykatë.

    Në rast të rrëzimit të mocionit të një të dhjetës së deputetëve të Kuvendit ose Kryetarit të tij, për rrjedhojë në rast të mosvënies në lëvizje të Gjykatës nga Kuvendi, në kuptim të bërjes efektiv të këtij mekanizmi të kontrollit kushtetues të parashikuar nga shkronja “e” e pikës 1 të nenit 131 të Kushtetutës, paraqitja e kërkesës nga jo më pak se një e pesta e deputetëve, në kuptim të së drejtës së saj sipas shkronjës “c” të pikës 1 të nenit 134 të Kushtetutës, të reflektuar tashmë edhe në përmbajtjen e pikës 2 të nenit 66 të ligjit nr. 8577/2000, përbën mjetin alternativ për vënien në lëvizje të gjykimit kushtetues për kontrollin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit. 

    E drejta e një të pestës së deputetëve sipas nenit 66, pika 2, të ligjit nr. 8577/2000 lidhet me vënien në lëvizje të Gjykatës në ato raste kur vetë Kuvendi, pas shqyrtimit të mocionit të Kryetarit të tij ose një të dhjetës së deputetëve, vendos të rrëzojë mocionin në seancë plenare, për rrjedhojë të mos pranojë dërgimin e çështjes në Gjykatë. Vetëm në këtë mënyrë bëhet i  zbatueshëm neni 70, pika 4, i Kushtetutës dhe merr vlerë e drejta e pakicës parlamentare, jo më pak se një të pestës së deputetëve, për të kërkuar nga Gjykata shqyrtimin përfundimtar në themel të çështjes së papajtueshmërisë së mandatit të deputetit./Radar.al 

    Gjykata Kushtetuese Olta Xhaçka Vullnet Sinaj
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ceremoni në Maqedoninë e Veriut për konfliktin e 2001, ministri i Mbrojtjes për etiketimin e shqiptarëve si “terroristë”

    April 28, 2026

    Sulm masiv ndaj FIFA-s, hakerat nxjerrin në shitje të dhënat e futbollistëve

    April 28, 2026

    Emocione në Ferma VIP, fëmijët e DJ Bujakës vrapojnë drejt Mozës

    April 28, 2026

    Ek*ekutohet me armë gjahu shqiptari në Greqi, zhduket punëdhënësi grek

    April 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.