Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Gjykata e Lartë jep dënimin me 2 vite burg për Belerin

    July 12, 2024
    Gjykata e Lartë jep dënimin me 2 vite burg për Belerin

    Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e bërë nga Fredi Beleri për të pezulluar vendimin e dënimit me 2 vite burg.

    “Gjykata e Lartë vendosi mospranimin e kërkesës së kërkuesit Dhionisios Alfred Beleri, për pezullimin e ekzekutimit të vendimit nr. 14 datë 05.03.2024 të Gjykatës së Posame të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i lënë në fuqi me vendimin nr.26, datë 25.06.2024 të Gjykatës së Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, njoftoi Gjykata e Lartë.

    Më 25 Qershor, Gjykata e Posaçme e Apelit e dënoi Fredi Belerin me 2 vite burg për blerjen e votave në Himarë.

    Beleri u vu në pranga më 12 Maj të vitit 2023, dy ditë para zgjedhjeve lokale.

    Pavarësisht se arriti të sigurojë votat për t’u zgjedhur në krye të Bashkisë së Himarës ai nuk e bëri dot betimin si i tillë.

    Pas vendimit të Apelit, KQZ ia hoqi përfundimisht mandatin si kryebashkiak.

    “Jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë, dhe shpallim të pavlefshëm këtë mandat”, tha Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

    Pavarësisht se ndodheti burgosur , Beleri u zgjodh përfaqësues i Greqisë në Parlamentin Europian.

    Fredi Beleri ishte në listat e partisë qeverisëse “Demokracia e Re” në zgjedhjet që u zhvilluan në Qershor.

     

     

    beleri dënimi vendimi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    April 17, 2026

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    April 17, 2026

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    April 17, 2026

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.