Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e bërë nga Fredi Beleri për të pezulluar vendimin e dënimit me 2 vite burg.
“Gjykata e Lartë vendosi mospranimin e kërkesës së kërkuesit Dhionisios Alfred Beleri, për pezullimin e ekzekutimit të vendimit nr. 14 datë 05.03.2024 të Gjykatës së Posame të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i lënë në fuqi me vendimin nr.26, datë 25.06.2024 të Gjykatës së Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, njoftoi Gjykata e Lartë.
Më 25 Qershor, Gjykata e Posaçme e Apelit e dënoi Fredi Belerin me 2 vite burg për blerjen e votave në Himarë.
Beleri u vu në pranga më 12 Maj të vitit 2023, dy ditë para zgjedhjeve lokale.
Pavarësisht se arriti të sigurojë votat për t’u zgjedhur në krye të Bashkisë së Himarës ai nuk e bëri dot betimin si i tillë.
Pas vendimit të Apelit, KQZ ia hoqi përfundimisht mandatin si kryebashkiak.
“Jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë, dhe shpallim të pavlefshëm këtë mandat”, tha Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Pavarësisht se ndodheti burgosur , Beleri u zgjodh përfaqësues i Greqisë në Parlamentin Europian.
Fredi Beleri ishte në listat e partisë qeverisëse “Demokracia e Re” në zgjedhjet që u zhvilluan në Qershor.