Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama: Protestat sot ushqejnë algoritmin, demokracia po përballet me “proletariatin e ekranit”

    Tragjedi në Kanionin e Madh, tre alpinistë amerikanë humbin jetën nga nxehtësia ekstreme

    Pentagoni kërkon deri në 80 miliardë dollarë nga Kongresi për kostot e luftës me Iranin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Gjoba 1.5 milion euro për mikun e Ervin Matës, shkak për vendosjen e tritolit në ambientet e hotel “Victoria”

    September 18, 2024
    Ervin Mata dhe Plaurent Dervishaj

    TIRANË– Shkak për vendosjen e tritolit në hotelin  “Victoria” në rrugën e Dibrës në Tiranë, mësohet të jetë një gjobë financiare prej 1.5 milion euro.

    Kjo është një ngjarje që daton 4 vite më parë, e rregjistruar më 30 Maj 2020, teksa nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale në pronën e cila kontrollohet nga Ervin Mata. Ky i fundit një personazh mjaft i përfolur dhe i shpallur në kërkim nga SPAK për trafik kokaine në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

    Bëhtet me dije se ky informacion ka dalë nga bisedat e zhvilluara në aplikacionin “Sky”, mes disa anëtarëve të grupit kriminal që kanë vepruar nën komandën e Plaurent Dervishaj, që shkurt thirret me nofkën “Plaku”.

    Gjoba financiare i është vendosur një mikut të ngushtë të Ervis Matës, të cilët grupi i Devishaj dhe Ramazan Rajës i kishte konkurrent në linjat e tregtisë dhe trafikimit të drogës.

    Ky person ende nuk është zbuluar nga prokurorët e posaçëm SPAK, por grupi i hetimit ka krijuar dyshimin e fortë se tritoli tek hoteli i Ervin Matës është vendosur pikërisht për këtë shkak.

    Kjo gjobë financiare nuk është pranuar të paguhet e për pasojë grupi ka marrë masa për vendosjen e lëndës shpërthyese tek muri rrethues i hotel “Victoria”, pronë e Ervin Matës dhe babait të tij, Luan Mata.

    Sa i përket kësaj ngjarje Prokuroria e Posaçme ka identifikuar si autorë Plaurent Dervishaj i thirrur “Plaku”, Ramazan Rrajën nipin e ish-deputetit të PS, Rahman Rraja i thirrur shkurtimit me nofkën “Xani” dhe Julian Meçen e thirrur ndryshe me nofkën “Sakati”, të cilët aktualisht janë në proces gjyqësor, jo vetëm për këtë episode kriminal por edhe për episode të tjera.

    Ndërkohë anëtarët e tjerë të grupit të identifikuar në aplikacioknin “Sky” ishin Bledar Polovina me nofkën “Fshatari”, Amar Shkëmbi me nofkën “Bad”, Bashkim Haxhia me nofkën “Baçi”, Gentjan Ndërjaku me nofkën “Kili” dhe Marsel Deçka me nofkën “Kështjella”.

    Ndërkohë një ditë më parë prokuroria e posaçme SPAK, lexoi pretencën për anëtarët e këtij grupi që dyshohet se kishin marrë pjesë në vrasjen e Andi Malokut,plagosjen e Arjan Ndojës dhe Aleksandër Lahos alias “Rrumit”.

    Në total u kërkua rreth 43 vite burg për të gjithë grupin. Në pretencë u kërkua 11 vite burg për Ramazan Rrajën, por për shkak për gjykimit te shkurtuar dënimi ulet në 7 vite e 4 muaj burg, për Genti Ndërjakun u kërkua dënimi me 9 vite burg, i cili ulet në 6 vite.

    Për Bashkim Haxhinë u kërkua dënimi me 8 vite burg  i cili ulet 5 vite e 4 muaj burg. Për Julian Pjetri u kërkua dënimi me 7 vite e 6 muaj burg i cili ulet 5 vite burg. Ndërsa për Endrit Sinanin,u kërkua dënimi me 7 vite e 6 muaj burg i cili ulet në 5 vite burg.

    ervin mata Gjoba 1.5 milion euro hotel victoria Vendosja e tritolit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama: Protestat sot ushqejnë algoritmin, demokracia po përballet me “proletariatin e ekranit”

    June 20, 2026

    Tragjedi në Kanionin e Madh, tre alpinistë amerikanë humbin jetën nga nxehtësia ekstreme

    June 20, 2026

    Pentagoni kërkon deri në 80 miliardë dollarë nga Kongresi për kostot e luftës me Iranin

    June 20, 2026

    Operacion antidro*ë në Tiranë, kapet 44-vjeçari me 1.68 kg ko*ainë, goditet rrjeti i shpërndarjes

    June 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.