TIRANË– Këtë të martë është shqyrtuar në GJKKO kërkesa e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkoi kthimin e celularit të sekuestruar gjatë arrestimit në zyrën e tij në bashki.
Sipas burimeve mësohet se pas përfundimit të seancës, GJKKO vendosi mospranim të kërkesës së kryebashkiakut.
Bëhet me dije se dosja u shqyrtua nga gjyqtari Erjon Bani. Ndërkohë kryebashkiaku Erion Veliaj deklaron se sekuestrimi i celularit është bërë në mënyrë të paligjshme./Radar.al
Veliaj: Pa prova, së shpejti do më nxjerrin person me rrezik


