TIRANË– GJKKO ka shpallur fajtor deputetin e Partisë Demokratike Qani Xhafa për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Togat e zeza pranuan kërkesën e SPAK për dënimin e tij në 6 muaj burg, dënim i cili përfundimisht iu konvertua në 900 mijë lekë gjobë.
Pagesa e gjobës duhet të kryhet brenda nje afati 10 ditor pasi vendimi të marrë formë të prerë./Radar.al


