Kryetari i Bashkisë së Tropojës, Rexhë Byberi mësohet se së fundmi ka thyer masën e arrestit të shtëpisë, të caktuar nga GJKKO.
Burimet bëjnë me dije se ditën e sotme Byberi u paraqit në ambientet e bashkisë ku dhe zhvilloi një mbledhje me drejtuesit e administratës, e më pas u largua në qetësi.
Ju kujtojmë se GJKKO ndaj Byberit caktoi masën e arrestit të shtëpisë, nën akuzën për “shpërdorim detyre”, “Prerje e paligjshme e pyjeve” dhe “Shkatërrim i pronës”!
Në Facebook, është postuar edhe një foto e tij me një prej personave që mesa duket ka marrë pjesë në mbledhje.

LEXO EDHE:
GJKKO lë në fuqi masën arrest shtëpie për kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi


