Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Përplasje me sende të forta në Shëngjin, një i plagosur! Shoqërohet autori i dyshuar

    Gjermania kundërshton vendimin e Trumpit për të mos ftuar Afrikën e Jugut në Samitin e G20

    Papa Klementi XI, pontifiku me prejardhje arbëreshe që la gjurmë në historinë e Kishës Katolike

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Denoncimi/ “Në arrest shtëpie, por Rexhë Byberi ka kthyer lokalin në zyrë e firmos dokumente”

    September 17, 2024

    PD ka denoncuar sot kryebashkiakun e arrestuar të Tropojës, Rexh Byberin, se edhe pse ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ka kthyer një bar-kafe në ‘zyrë’ ku firmos dokumente të ndryshme.

    “Pasi iu komunikua masa e sigurisë ‘arrest shtëpie’, Z. Byberi duke uzurpuar kompetencat e Këshillit Bashkiak si i vetmi organ i cili kryen komandimet në detyrë në rast vakance të kryetarit, Byberi komandoi në detyrën e kryetarit të Bashkisë Tropojë, zëvendëskryetaren, znj. Zyra Islamja.

    Qytetarët denoncojnë gjithashtu, se pas vendosjes së masës së sigurisë, Rexh Byberi ka kthyer një bar-kafe në zyrë ku firmos e plotëson shkresa e dokumente.”, tha zëdhënësja e Anti-korrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli.

    Sot Zyra Ismalaj është zgjedhur kryetare e komanduar e Bashkisë Tropojë, pasi për Rexhë Byberin u la në fuqi masa e sigurisë arrest shtëpie.

    Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për kryebashkiakun socialist të Tropojës, Rexhë Byberi, masë e cila është firmosur nga GJKKO.

    E njëjta masë sigurie është caktuar edhe për nënkryetarin e Bashkisë së Tropojës, Abedin Kërnaja, teksa akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

    Ata akuzohen për hapjen e rrugës së re “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules”, ku sipas SPAK, punimet janë bërë në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore, të miratuara me vendim të Këshillit Bashkiak dhe prefektit të Qarkut Kukës.

    arrestim kafe rexh byberi spak Tropojë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Përplasje me sende të forta në Shëngjin, një i plagosur! Shoqërohet autori i dyshuar

    July 23, 2026

    Gjermania kundërshton vendimin e Trumpit për të mos ftuar Afrikën e Jugut në Samitin e G20

    July 23, 2026

    Papa Klementi XI, pontifiku me prejardhje arbëreshe që la gjurmë në historinë e Kishës Katolike

    July 23, 2026

    Rama mbledh nesër grupin parlamentar dhe qeverinë: Do të ndaj reflektimin tim mbi pasqyrën e bulevardit

    July 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.