Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    VIDEO/ Përmbytje shkatërruese në Kili, të paktën 10 viktima dhe disa persona të zhdukur; shpallet gjendje e jashtëzakonshme

    “Jeni shërbëtorë të Atdheut”, Rama në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj: Kemi forcat më të mirëpaguara në rajon, rritja e pagave do të vijojë

    Marc Anthony bëhet baba për herë të tetë, zbulon emrin e vajzës së porsalindur me Nadia Ferreira

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Gjesti flet për humbjen e vëllait: Dal i buzëqeshur, por vuaj nga ankthi. Qaj çdo natë

    May 22, 2026

    Në daljen e tij të parë televizive pas humbjes tragjike të vëllait, Gjesti ka emocionuar publikun me rrëfimin prekës në emisionin “Goca & Gra”.

    Gjatë intervistës me Ori Nebiajn, fituesi i “Big Brother VIP 4” foli hapur për gjendjen e rënduar emocionale që po përjeton, duke pranuar se pavarësisht buzëqeshjes para kamerave, brenda vetes ndihet i copëtuar.

    Gjesti tregoi se pas humbjes së vëllait ka kaluar një periudhë të vështirë ankthi dhe ndryshimesh të mëdha në jetën e tij, duke thënë se kjo ngjarje e ka bërë të reflektojë ndryshe për jetën dhe raportin me Zotin.

    Artistit iu mbushën sytë me lot teksa fliste për lidhjen e fortë me të vëllanë, duke treguar se e ndien praninë e tij kudo.

    Ai rrëfeu gjithashtu se pas tragjedisë ka ndryshuar mënyrën si i sheh fama, paratë dhe jeta në përgjithësi, duke theksuar se tashmë synimi i tij kryesor është të bëhet një njeri më i mirë.

    “Nuk jam i thyer në 2-3 copa. Jam i thyer në 2 mijë copa. Edhe pse unë nëpër kamera, videoklipe, Instagram, TikTok dal i buzëqeshur, sepse s’dua t’i jap askujt negativitet. Por jam shumë i thyer. Po mundohem të dal prej saj. Me ndihmën e Zotit do të dal shumë shpejt. Në këto situata vetëm Zoti mund të të mbështesë dhe i kalon.

    Nuk e di si ndodhi. Isha duke u kënaqur dhe direkte ndodhi kjo. Pas atij rasti, unë kam ndryshuar komplet. Kam ndryshuar në sjelljet e mia, kam ndryshuar në mendime, kam ndryshuar shumë gjëra. Kam kuptuar që sot je, nesër s’je. Unë e dija këtë, por kur më ndodhi në familjen time, atëherë e përjetova ndryshe. U ndala nga shumë gjëra. Aty filloi ankthi. Unë sot kam akoma ankth. E vuaj. Çdo natë qaj. Jam i thyer, i mbështetur prej muri. Unë përpara publikut dal i qeshur, por kurrë në jetë nuk jam më i thyer. Po mundohem të mbaj atë farë qëndrimi. Më ka ndryshuar shumë si njeri. Ajo gjendje më ka kthyer në rrugën e Zotit. E vetmja zgjidhje është vetëm ajo.

    Ai motiv që kam për jetën është të punopj për familjen. Por i pari është qëllimi im kryesor, të bëhem njeri i mirë. Ai është qëllimi kryesor. Nuk është muzika e fama që kam bërë, paratë që kam bërë. Të jesh njeri i mirë është shumë i vështirë. Të përmirësohesh, të mos jesh zemërlig. Nuk të hyn në sy as paraja, asgjë.

    Para dy ditëve kisha koncert. Betohem për Zotin, kur po ndanim paratë me ekipin, duke i parë paratë më kapi një ankth, më kapi zemra. Menjëherë ankth. Paraja nuk të bën të lumtur. Ika në shtëpi. Çfarë s’po hiqja të flija! Duke mu dridhur trupi dhe zemra… Ankth.

    Vëllai im është në vendin e tij dhe është i sigurt. Në fillim ishte e vështirë, kam menduar shumë gjëra të këqija. Kam hyrë në gjynah. Kur e sheh në anën tjetër, është vetëm një Zot.

    Kujtim? Janë të gjitha gjestet. Të gjitha gjestet. Siç flas unë tani, fliste ai. Kudo ku jam unë, është edhe ai. Ishim shumë të njëjtë”, u shpreh Gjesti.

    Big Brother VIP Albania Gjesti humbja vellai
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    VIDEO/ Përmbytje shkatërruese në Kili, të paktën 10 viktima dhe disa persona të zhdukur; shpallet gjendje e jashtëzakonshme

    July 22, 2026

    “Jeni shërbëtorë të Atdheut”, Rama në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj: Kemi forcat më të mirëpaguara në rajon, rritja e pagave do të vijojë

    July 22, 2026

    Marc Anthony bëhet baba për herë të tetë, zbulon emrin e vajzës së porsalindur me Nadia Ferreira

    July 22, 2026

    Trump kërcënon Iranin me goditje ndaj infrastrukturës: Do të shkatërrojmë ura dhe termocentrale nëse sulmohen anijet

    July 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.