Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Gjermania po harton një ligj për rekrutimin ushtarak

    June 26, 2025

    GJERMANI – Gjermania po planifikon një ligj që do të riaktivizonte rekrutimin ushtarak nëse ka mungesë vullnetarësh. Qëllimi është të rritet numri i ushtarëve në 260,000 dhe të sigurohen 200,000 rezervistë.

    Gjermania është duke hartuar një ligj të ri për të rregulluar konceptin e shërbimit ushtarak. Përveç dispozitave për rroga më të mira dhe detyrimit për t’u ofruar akomodim më të rehatshëm ushtarëve, prjektligji i ri përmban edhe një dispozitë mbi shërbimin ushtarak. Por, siç shpjegon ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius  (SPD), kjo pjesë duhet të aktivizohet vetëm nëse nuk ka mjaftueshëm vullnetarë. Kjo ide mbështetet edhe nga politikanë të Unionit (CDU/CSU).

    Marrëveshja e koalicionit e CDU-së, CSU-së dhe SPD-së thotë se “do të krijohet një shërbim i ri ushtarak tërheqës, i cili fillimisht do të jetë vullnetar”. Ligji që po hartohet, tha socialdemokrati në programin për shërbimin publik të ARD-së, parashikon ende një mundësi tjetër, domethënë detyrimin e shërbimit.

    Bundeswehri, shpjegon Pistorius, ka nevojë për rreth 60.000 ushtarë aktivë shtesë. Para së gjithash ka nevojë për të tërhequr të rinjtë – nga shoferët deri te personat me diploma universitare që duan të kalojnë pak më gjatë kohë në uniformë.

    Qëllimi afatgjatë është të ndërtohet një forcë rezervë prej 200.000 rezervistësh. Aktualisht janë maksimumi gjysma e këtij numri. Nëse nuk ka vullnetarë të mjaftueshëm do të mund të futej edhe rekrutimi ushtarak.

    Shërbimi automatik ushtarak
    Ekziston edhe mundësia që në ligjin e ri të parashikohen rregulla të tjera, nëse nuk ka vullnetarë të mjaftueshëm. Ministri thotë se këto masa janë të domosdoshme.

    Por Pistorius pohon se në këtë moment ai nuk mund të marrë një vendim përfundimtar nëse një ligj i tillë që parashikon rekrutimin do të pranohet apo jo. Megjithatë ai beson se do të jetë kështu.

    Projektligji duhet të diskutohet në qeverinë gjermane para pushimeve verore, dhe pastaj të miratohet. As në mesin e socialdemokratëve të Pistoriusit nuk janë të gjithë dakord me futjen e shërbimit ushtarak, me përkufizimin paraprak “në rast nevoje”.

    Kryetari i grupit parlamentar, Matthias Miersch, mendon se rekrutimi mund të diskutohet “sa më shpejt që të jetë e mundur në periudhën e ardhshme zgjedhore”, por kreu i SPD-së dhe zëvendëskancelari Lars Klingbeil mendon se ka ardhur koha për t’u përgatitur për rikthimin e mundshëm të rekrutimit.

    Pistorius së pari dëshiron ta bëjë Bundeswehrin më tërheqës për vullnetarët – tetëmbëdhjetëvjeçarët do të kontaktohen me postë. Burrat e rinj duhet të përgjigjen në pyetësorin që marrin, ndërsa vajzat mund ta bëjnë, por nuk janë të detyruara.

    Në këtë mënyrë, ata shpresojnë të tërheqin sa më shumë rekrutë që Bundeswehri mund të stërvitë dhe të vendosë në kazerma aktualisht. Pistorius dëshiron të rrisë numrin e forcave të armatosura nga 180.000 sa ka tani në 250.000 deri në 260.000 ushtarë. Është planifikuar edhe ndërtimi i objekteve të reja ushtarake.

    “Nuk mund ta mbrojmë veten me pyetësorë”
    Pistorius tha se nëse numri i vendeve të disponueshme në kazermë tejkalon numrin e vullnetarëve, atëherë mund të hyjnë në fuqi edhe masa të tjera, ku duhet të veprojnë qeveria dhe parlamenti.

    Ngjashëm me Pistorius, kreu i Zyrës së Kancelarit Thorsten Frei (CDU) propozon një mekanizëm që do të parashikonte një kalim në shërbimin ushtarak nëse nuk përmbushen objektivat e rekrutimit. “Ne do ta diskutojmë këtë në koalicion dhe do të përpiqemi të arrijmë një mirëkuptim të përbashkët”, tha Frei për RTL dhe ntv.

    Kryeministri bavarez Markus Söder (CSU) ka bërë përsëri thirrje për rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Në emisionin ZDF-Morgenmagazin, ai theksoi kërcënimin nga Rusia. Suedia dhe Finlanda iu bashkuan NATO-s vitin e kaluar sepse ujërat e tyre territoriale dhe hapësira ajrore “u sfiduan dhe u shkelën vazhdimisht”. Duhet të bëhet një vlerësim: “Sa kohë kemi ende?”, tha Söder. “Ne nuk e vendosim këtë, por situata ndërkombëtare e kërkon atë.”

    Söder mirëpriti një nxitje më të madhe për shërbimin vullnetar. “Por nëse doni të mbroni kufirin e NATO-s, nëse doni të mbroni kufirin kombëtar dhe nëse me të vërtetë doni të keni ushtrinë më të fortë në Evropë (…), atëherë ndoshta nuk do të bëhet kjo vetëm me vullnetarizëm.”/DW

    Berisha përplaset me PS në Kuvend: Votimi i kandidaturës së Avokatit të Popullit shtyhet prej 1 viti

    “Ruaj vendin!”/ Berisha përplaset me Spiropalin: Mos më bëj të të jap ndonjë përgjigje që s’duhet

    GJERMANIA rekrutim ushtarak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    June 11, 2026

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    June 11, 2026

    Salma Hayek surprizon tifozët në hapjen e Botërorit 2026, mesazh emocionues nga stadiumi “Azteca”

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.