Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kryemadhi: Akuzohem për korrupsion për një shtëpi që kisha porositur para ligjit për minierat

    Ilir Meta shfaqet per herë të parë në publik që pas arrestimit

    “Kush cënon besimin e qytetarëve s’ka vend në radhët e uniformave blu”/ Ministri i Brendshëm prezanton kreun e ri te AMP

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Gjermania planifikon pakësimin e ndihmave ushtarake për Kievin

    August 16, 2024
    Gjermania planifikon pakësimin e ndihmave ushtarake për Kievin

    Gjermania po shqyrton uljen e ndihmës ushtarake për Kievin me 50%.

    Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ricardo Marquina nga Berlini, Gjermania është donatori më i madh i bllokut evropian për Ukrainën dhe renditet e dyta pas Shteteve të Bashkuara, por politikat e brendshme të shtetit evropian po hedhin dyshime mbi këtë rol.

    Bundestagu po përgatit buxhetin për vitin e ardhshëm që parashikon përgjysmimin e mbështetjes ushtarake për Ukrainën, nga 8.8 miliardë në 4.4 miliardë dollarë. Partitë e koalicionit në pushtet i mohojnë akuzat e opozitës se angazhimi i Berlinit ndaj Ukrainës është vënë në pikëpyetje.

    Ulrich Lechte është zëdhënës i partisë FDP për çështjet e jashtme, anëtare e koalicionit qeverisës në Gjermani.

    “Tre partitë e koalicionit, Social Demokratët, Partia e Gjelbër dhe Liberalët, ende po e mbështesin plotësisht Ukrainën. Vetëm tek socialdemokratët ekziston një pjesë e besimit të vjetër se paqja duhet arritur pa armë. Kjo është e mrekullueshme, por unë nuk e shoh që kjo mund të arrihet me Putinin”.

    Shpjegimi zyrtar i palëve është se pasuritë e ngrira ruse mund të krijojnë miliarda dollarë për Ukrainën sipas një plani nga vendet e G-7.

    Por që nga mesi i vitit 2022, sanksionet e kanë penguar Gjermaninë që të blejë gaz natyror me kosto të lirë nga Rusia. Gjermanisë iu desh të blinte gaz me çmime shumë më të larta nga furnizues të kushtueshëm si Norvegjia.

    Ekonomistët thonë se kjo ka nxitur inflacionin në Gjermani, që arriti në masën 10 për qind në vitin 2022.

    Marcel Fratzscher, president i Institutit Gjerman për Kërkime Ekonomike, shpjegon se inflacioni ka qenë edhe më i lartë në disa sektorë.

    “Energjia dhe kostot fillestare në vitin e parë pas fillimit të luftës u rritën me më shumë se 50%. Çmimet e ushqimeve gjatë tre viteve të fundit në Gjermani janë rritur me më shumë se 35%”.

    Gjermanët thonë se rritja e çmimeve po dëmton xhepat e tyre.

    Partitë e ekstremit të djathtë dhe të majtat radikale po e shfrytëzojnë situatën. Këto parti, pakica në parlament, po fitojnë mbështetje popullore.

    Partia e krahut të majtë BSË, me 10 deputetë nga 733 që ka Bundestagu, është një nga ato që kërkon dhënien fund të mbështetjes për Ukrainën.

    Zëri i Amerikës bisedoi me ligjvënësen e kësaj partie, Sevim Dagdelen.

    “Nuk duam të dërgojmë pajisjet tona në Ukrainë sepse do të na duhen për të mbrojtur vendin tonë”, thotë Norbert Kleinëächter, ligjvënës i partisë AfD në parlamentin gjerman.

    Sondazhet sugjerojnë se shumica e gjermanëve vazhdojnë ta mbështesin rezistencën e armatosur të Ukrainës ndaj agresionit rus, por ky numër po bie gradualisht.

    Një sondazh i fundit i Parlamentit Evropian tregon se më shumë se 40% e gjermanëve e konsiderojnë të tepërt mbështetjen financiare për Ukrainën dhe i njëjti sondazh tregoi se mbështetja për anëtarësimin e Kievit në BE ka rënë nga 58 në 53 për qind./ VOA

     

    GJERMANIA Kiev pakeson ndihmat ushtarake
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kryemadhi: Akuzohem për korrupsion për një shtëpi që kisha porositur para ligjit për minierat

    April 27, 2026

    Ilir Meta shfaqet per herë të parë në publik që pas arrestimit

    April 27, 2026

    “Kush cënon besimin e qytetarëve s’ka vend në radhët e uniformave blu”/ Ministri i Brendshëm prezanton kreun e ri te AMP

    April 27, 2026

    Trump: Teherani mund ta kontaktojë SHBA-në nëse dëshiron negociata

    April 27, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.