Mes frikës së një përshkallëzimi mes NATO-s dhe Rusisë, Gjermania po harton plane emergjence për të trajtuar deri në 1,000 ushtarë të plagosur çdo ditë.
Kryemjeku i forcave të armatosura, Ralph Hoffman, tha se shifrat varen nga intensiteti i luftimeve, duke theksuar se përvoja nga lufta në Ukrainë ka treguar se plagët më të shpeshta sot shkaktohen nga shpërthimet dhe dronët, jo nga armët e zjarrit.
Ky plan është pjesë e përgatitjeve më të gjera të ushtrive evropiane për një konflikt të mundshëm me Moskën, ndërkohë që NATO paralajmëron se Rusia mund të kërcënojë aleancën deri në vitin 2029.
Përveç kapaciteteve mjekësore, Gjermania po planifikon gjithashtu zgjerimin e strehimoreve kundër bombave. Kreu i Zyrës Federale për Mbrojtjen Civile, Ralf Tischler, paralajmëroi se vendi duhet të përballet me realitetin e ri: “Për një kohë të gjatë, në Gjermani mbizotëronte bindja se lufta nuk ishte një skenar i mundshëm. Kjo ka ndryshuar.”


