Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Gjermani: Krijimi i qeverisë së re mision i vështirë

    February 24, 2025
    Gjermani: Krijimi i qeverisë së re mision i vështirë

    Friedrich Merz dëshiron ta formojë qeverinë e re gjermane sa më shpejt. Olaf Scholz nuk do të jetë pjesë e saj, kurse Christian Lindner tërhiqet nga politika.

    Kandidati për kancelar i unionit CDU/CSU, Friedrich Merz, dëshiron ta formojë qeverinë e re federale gjermane deri në festën e Pashkëve. “Tani jemi më pak se tetë javë para festës së Pashkës dhe mendoj se kjo kohë duhet të jetë maksimalisht e mjaftueshme për të formuar qeverinë në Gjermani,” tha ai në Berlin. Gjermania ka që prej muajit nëntor që drejtohet nga një qeveri pa shumicë parlamentare, tha Merz, duke iu referuar shpërbërjes së koalicionit qeveritar pas largimit të partisë FDP. “Ky është një ngërç nga i cili duhet të dalim dhe shpresa ime është që ne ta bëjmë këtë sa më shpejt”.

    Scholz: Nuk do të negociojë me unionin

    Kancelari Olaf Scholz nuk dëshiron të jetë pjesë e një qeverie federale të udhëhequr nga CDU/CSU. Po ashtu ai tha se nuk do të jetë as pjesë e grupit negociator të bisedimeve për koalicionin.

    “Nëse do të ketë ka bisedime, mes SPD dhe Unionit, unë nuk do të jem negociator i SPD-së,” tha Scholz. Ai tha se kishte kandiduar për postin e kancelarit federaldhe se nuk dëshiron të marrë ndonjë post si përfaqësues i SPD-së në një qeveri federale të udhëhequr nga CDU”.

    Lindner tërhiqet nga politika

    Kryetari i partisë liberale FDP, Christian Lindner, tha se tërhiqet nga politika pas rezultatit katastrofik të kësaj partie ne zgjedhje. Lindner shkroi në Platformën X: “Zgjedhjet federale sollën një disfatë përFDP-në, por shpresojmë një fillim të ri për Gjermaninë.

    Kjo është ajo për të cilën luftova. Tani po tërhiqem nga politika aktive. Me vetëm një ndjenjë: mirënjohje për pothuajse 25 vite intensive, sfiduese plot me debate dhe veprim.”

    Trump: Rezultati i zgjedhjeve ditë e madhe për Gjermaninë
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i përshëndeti rezultatet e zgjedhjeve në Gjermani. “Ngjashëm me Shtetet e Bashkuara, popullit të Gjermanisë i ka ardhur në majë të majë të hundës me agjendën e pakuptimtë, veçanërisht për energjinë dhe emigracionin, që ka mbizotëruar për kaq shumë vite,” shkroi Trump në platformën e tij të mediave sociale Truth Social. “Kjo është një ditë e mrekullueshme për Gjermaninë”./DW

    Friedrich Merz gjermani Krijimi i qeverisë së re
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Me Berishën në zemër dhe Interin mbi supe, demokrati “i blinduar” pret nisjen e protestës

    April 17, 2026

    Shkëlzeni dhe Argita zbresin në shesh, protesta merr “bekimin familjar”

    April 17, 2026

    “Ma këpute shpirtin o bukurosh…”, Zegjine Caushi ironizon deputetin e PD pas protestës opozitare: Të kisha ardhur unë të të mbaja krahun

    April 17, 2026

    Tensione në protestë para Kryeministrisë/ Aulon Kalaja dërgohet në urgjencë pas gazit lotsjellës

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.