Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarr i madh në Karaburun, flakët përfshijnë sipërfaqe me bimësi, tymi mbulon vijën bregdetare

    Nga Eva Murati tek Egli Tako/ VIP-at shqiptare ndezin verën, poza sensuale dhe pushime luksoze larg syrit të publikut

    Rama ironizon Spiropalin për “Shqipërinë e re”: Mezi pres draftin, por kam frikë se s’do vijë kurrë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Gjeorgjia fillon hetimin e zgjedhjeve

    October 31, 2024
    Gjeorgjia fillon hetimin e zgjedhjeve

    Gjeorgji -Prokurorët në Gjeorgji njoftuan të mërkurën se kanë filluar hetimet për zgjedhjet parlamentare të së shtunës, mes akuzave se procesi u manipulua.

    Partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane fitoi zgjedhjet me 54% të votave, sipas Komisionit të Zgjedhjeve, një shifër që i jep kësaj partie një shumicë të qartë në parlament.

    Opozita pretendon se zgjedhjet janë manipuluar. Vendet perëndimore dhe vëzhguesit ndërkombëtarë ngritën gjithashtu shqetësime, duke përmendur raste të frikësimit të votuesve, blerjes së votave, votimit të dyfishtë dhe dhunës.

    Opozita doli në protesta në rrugët e Tbilisit në fillim të kësaj jave duke denoncuar rezultatet që siguruan një mandat tjetër për partinë në pushtet.

    Prokurorët kanë thirrur për të dëshmuar Presidenten Salome Zourabichvili, e cila është e lidhur me opozitën pro-perëndimore, por ajo shtroi pyetjen se përse duhet të japë dëshmi për manipulimin e zgjedhjeve.

    “Nuk i takon presidentit të sigurojë prova për manipulimet zgjedhore”, u tha ajo gazetarëve. “Vëzhguesit dhe qytetarët e zakonshëm kanë treguar prova se sa masiv ishte manipulimi i zgjedhjeve”.

    Organi hetimor, tha ajo, “duhej t’i kishte gjetur vetë provat”.

    Presidentja Zourabichvili akuzoi në një intervistë me agjencinë Reuters të hënën se Ëndrra Gjeorgjiane përdori një metodologji ruse për të falsifikuar disa rezultate zgjedhore.

    Kryeministri Irakli Kobakhidze, anëtar i partisë Ëndrra Gjeorgjiane, i ka bërë thirrje Presidentes Zourabichvili që t’u dorëzojë autoriteteve provat e manipulimit. Ai beson se ajo nuk disponon prova të tilla.

    Presidentja Zourabichvili tha se opozita po bën thirrje për një hetim “të kryer nga një mision ndërkombëtar me mandatin dhe kualifikimin e duhur” për të parë se si u zhvilluan zgjedhjet. Derisa të bëhet kjo, tha ajo, “këto zgjedhje nuk mund dhe nuk do të kenë legjitimitet apo besueshmëri”.

    Disa vëzhgues të zgjedhjeve kanë qenë të kujdesshëm në lidhje me etiketimin e zgjedhjeve të Gjeorgjisë si të manipuluara. Disa vëzhgues, përfshirë Organizatën e Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë, pranuan se kishte raporte për parregullsi votuesish, por organizata nuk i quajti zgjedhjet të manipuluara.

    Rusia ka mohuar të ketë ndërhyrë në zgjedhjet e Gjeorgjisë.

    Zgjedhjet e Gjeorgjisë vijnë në një moment vendimtar për ish-republikën sovjetike, ndërsa kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Sidoqoftë, partia Ëndrra Gjeorgjiane shihet nga shumë njerëz si më e lidhur me Rusinë sesa me BE-në./VOA

    Gjeorgjia fillon hetimin e zgjedhjeve votimet në Gjeorgji
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarr i madh në Karaburun, flakët përfshijnë sipërfaqe me bimësi, tymi mbulon vijën bregdetare

    June 20, 2026

    Nga Eva Murati tek Egli Tako/ VIP-at shqiptare ndezin verën, poza sensuale dhe pushime luksoze larg syrit të publikut

    June 20, 2026

    Rama ironizon Spiropalin për “Shqipërinë e re”: Mezi pres draftin, por kam frikë se s’do vijë kurrë

    June 20, 2026

    Dy operacione në Durrës, arrestohen autorë të dyshuar të grabitjeve me ar*ë dhe dh*në

    June 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.