Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Hero në detin e Himarës, efektivi i hipën gomones në lëvizje me shpejtësi dhe shmang tragjedinë. Shihni momentin

    Merz: Buxheti i BE-së 2028-2034 i papërballueshëm

    Rama për protestat në Zvërnec: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Jared Kushner

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Nga Eva Murati tek Egli Tako/ VIP-at shqiptare ndezin verën, poza sensuale dhe pushime luksoze larg syrit të publikut

    June 20, 2026

    Vera ka nisur me ritëm të plotë për personazhet e njohur të ekranit shqiptar, të cilët kanë zgjedhur bregdetin, pishinat dhe destinacionet luksoze për të shijuar ditët e para të sezonit. Fotot me bikini, pamjet relaksuese dhe postimet nga pushimet po dominojnë rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve.

    Në qendër të vëmendjes është Egli Tako, e cila pas eksperiencës në “Big Brother” vijon të mbajë të rezervuar jetën e saj private. Edhe pse aludimet për një lidhje sentimentale nuk kanë munguar, moderatorja ka zgjedhur të mos zbulojë detaje, ndërsa nga pushimet në jug ka ndarë vetëm foto ku shfaqet në formë të shkëlqyer dhe pa shoqërues.

    Ndërkohë, Eva Murati ka zgjedhur sërish Italinë si destinacionin e saj të preferuar veror. Moderatorja ka publikuar disa imazhe nga pushimet në Sardenjë, ku është shfaqur në shoqërinë e mikeshave. Mungesa e partnerit në fotot e publikuara ka ngjallur kuriozitet te ndjekësit, ndonëse ajo vazhdon të mbetet diskrete për jetën personale.

    Edhe Françeska Murati po shijon një periudhë të lumtur. Pas festës luksoze të ditëlindjes dhe zhurmës që krijoi në rrjet, ajo është arratisur për disa ditë relaksi, duke publikuar foto pranë pishinës dhe duke reflektuar atmosferën e pushimeve verore.

    Nga ana tjetër, Rezarta Shkurta vazhdon të tërheqë vëmendje me paraqitjet e saj elegante dhe provokuese. Edhe pse e fokusuar te biznesi dhe projektet personale, ajo ka ndarë me ndjekësit disa imazhe nga pushimet, ku shfaqet me bikini dhe në formë të admirueshme.

    Pushimet kanë nisur edhe për Monika Lubonja, e cila ka publikuar foto nga një udhëtim relaksues në det. Aktorja është shfaqur e qetë dhe në humor të mirë, duke shijuar ditët e verës larg angazhimeve profesionale.

    Mes destinacioneve ekzotike, pozave verore dhe jetës private të mbajtur larg syrit të publikut, VIP-at shqiptare duket se po e shijojnë maksimalisht sezonin e nxehtë të verës.

    egli tako Eva Murati Monika Lubonja plazh pushime rezarta shkurta
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Hero në detin e Himarës, efektivi i hipën gomones në lëvizje me shpejtësi dhe shmang tragjedinë. Shihni momentin

    June 20, 2026

    Merz: Buxheti i BE-së 2028-2034 i papërballueshëm

    June 20, 2026

    Rama për protestat në Zvërnec: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Jared Kushner

    June 20, 2026

    Zjarr i madh në Karaburun, flakët përfshijnë sipërfaqe me bimësi, tymi mbulon vijën bregdetare

    June 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.