Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Izraeli nuk i përmbahet marrëveshjes! Sulmon sërish Libanin, humbin jetën 5 persona

    Reali do Majkëll Olise në Madrid, në garë për francezin futen edhe kampionët e Europës

    Igli Tare nuk ka dyshime per zgjedhjen e Napolit: Flas do 2-3 dite me Alegrin, Milani duhet te…

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Hero në detin e Himarës, efektivi i hipën gomones në lëvizje me shpejtësi dhe shmang tragjedinë. Shihni momentin

    June 20, 2026

    Një ndërhyrje e shpejtë dhe profesionale e Policisë Kufitare në Himarë shmangu një ngjarje me pasoja të rënda në det, pasi një gomone po lëvizte me shpejtësi dhe jashtë kontrollit, pa asnjë person në bord.

    Ngjarja u regjistrua pranë zonës së “Kepit të Rigonit”, përballë plazhit të Llamanit, ku shërbimet e Policisë Kufitare reaguan menjëherë pas sinjalizimit për mjetin lundrues që paraqiste rrezik për pushuesit dhe mjetet e tjera në det.

    Nga verifikimet rezultoi se drejtuesi i gomones, shtetasi E.M., 35 vjeç, banues në Orikum, kishte rënë në det gjatë lëvizjes. Ai arriti të dilte në breg në gjirin e Llamanit, me dëmtime në këmbë, dhe u transportua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

    Falë ndërhyrjes së Njësisë Policore Detare dhe Policisë Kufitare, gomonia u vu nën kontroll, ndërsa një efektiv arriti të hipte në bord dhe ta ndalonte mjetin, duke shmangur një aksident të mundshëm.

    Më pas, gomonia u shoqërua në Pikën e Kontrollit Kufitar Himarë për verifikime të mëtejshme.

    Policia Kufitare apelon për respektimin e rregullave të sigurisë gjatë lundrimit dhe rikujton se qytetarët mund të kërkojnë ndihmë në çdo moment duke telefonuar numrin e emergjencës 112.

    gomone policia kufitare skaf
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Izraeli nuk i përmbahet marrëveshjes! Sulmon sërish Libanin, humbin jetën 5 persona

    June 20, 2026

    Reali do Majkëll Olise në Madrid, në garë për francezin futen edhe kampionët e Europës

    June 20, 2026

    Igli Tare nuk ka dyshime per zgjedhjen e Napolit: Flas do 2-3 dite me Alegrin, Milani duhet te…

    June 20, 2026

    Inate në Ferma Vip/  Arbana Osmani e mbyll me ekranin pas Reality Show-t! Çifti mungon në festë

    June 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Nga Ardit RadaKa politikanë që dallohen për betejat që zgjedhin të bëjnë. Ka të tjerë…

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.