LIBAN- Konflikti mes Izraelit dhe Libanit vijon të jetë aktiv, ndërsa sulmet midis tyre sa vijnë dhe rriten. Izraeli ka sulumuar sërish Libanin, ku si pasojë e kësaj pesë persona humbën jetën. Ky sulm vjen vetëm disa orë pasi hyri në fuqi një armëpushim midis Izraelit dhe lëvizjes shiite libaneze të mbështetur nga Irani, Hezbollah.
Mediat shkruajnë se avionët dhe dronët ushtarakë izraelitë kryen një seri sulmesh në zonën e Nabatiyeh gjatë natës, duke shkatërruar ndërtesa banimi dhe shtëpi, ndërsa artileria izraelite bombardoi Nabatiyeh dhe rrethinat e saj para agimit. Një zyrtar amerikan tha se Izraeli dhe Hezbollahu ranë dakord për një armëpushim të premten pas një përshkallëzimi të armiqësive në Liban./REL


