Shqipëria dhe Kosova janë mes pesë vendeve të para që kanë ofruar ndihmë ushtarake për stabilizimin e situatës në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga Gjeneral Majori amerikan Jeffers gjatë punimeve të Bordit të Paqes në Uashington.
Sipas tij, përveç Shqipëria dhe Kosova, mbështetje ushtarake kanë ofruar edhe Azerbajxhani, Kazakistani dhe Maroku.
“Pesë vendet e para kanë ofruar ndihmë ushtarake… Me këto hapa të parë kërkojmë të sjellim siguri për paqe të qëndrueshme në Gaza”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Egjipti dhe Jordania kanë forcuar angazhimin e tyre duke kontribuar në trajnimin e forcave policore në terren.
Deklarata sinjalizon një përfshirje konkrete të disa vendeve në përpjekjet ndërkombëtare për stabilizimin e Gazës, me synimin për të krijuar kushte për siguri dhe paqe afatgjatë.


