Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Liqeni i Fierzës, atraksioni ende i pashfrytëzuar! Banorët: Duam statusin e zonës turistike

    Takoi rastësisht në festë karabinierin që i kishte pezulluar patentën, shqiptari i dehur e sulmon atë dhe kolegët

    Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Gjendja e djalit s’më duket normale, është dhunuar, po kërkoj psikolog”,- Babai i 3 vjeçarit: Kallëzim dhe vëllait të edukatores

    January 24, 2025
    Prekëse/ Edukatorja dh*noi të miturin. Flet babai: I pashë krahun e nxirë, djali më tha puçe se më rrahu Rudi

    Lorenc Rrapa, babai i të miturit që dyshohet se është abuzuar nga edukatorja në një kopshtin privat Gledis në Astir, ka treguar në një intervistë tjetër mediatike shqetësimet e tij për shëndetin e fëmijës dhe për pasojat e dhunës që ka përjetuar.

    Rrapa theksoi se pas denoncimit të rastit dhe pas presioneve të shumta ndaj tij, ai tani është duke kërkuar një mjek psikolog për të trajtuar djalin e tij të vogël.

    “Po kërkoj një mjek psikolog në shtet për të trajtuar djalin tim, por deri tani nuk kam arritur të gjej një zgjidhje, Gjendja e tij nuk më duket normale, ai është dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht.”, tha ai për Euronews.

    Momente prekëse/ Edukatorja që rreh fëmijën 3-vjeçar pa asnjë arsye në kopsht

    Pavarësisht përpjekjeve të tij, ai shtoi se ende nuk ka gjetur një zgjidhje për shëndetin e djalit të tij.

    “Kam shkuar në Qendrën Administrative nr. 14 për të kërkuar një punonjës social ose psikolog, por nuk kam arritur të gjejë asnjë, pasi ata ishin me pushime ose të angazhuar me aktivitete të tjera,” shtoi ai.

    Ai tregoi se pas ngjarjes ka kaluar shumicën e kohës në Komisariatin e Policisë nr. 6 dhe ka bërë kallëzim për presionin që ka ushtruar vëllai i Rudina Gërdabit, edukatores që dyshohet për abuzimin.

    “Kanë kaluar 24 orë, ku shumicën e kohës kam qenë në komisariatin e policisë. Kam bërë një kallëzim tjetër për presionin që më bëri vëllai i Rudina Gërdanit, edukatores,” tha Lorenc Rrapa.

    Rrapi shprehu gjithashtu shqetësimin se edukatorja ende nuk është arrestuar, edhe pse kanë kaluar 48 orë nga denoncimi.

    “Po kemi të bëjmë me një edukatore që ka kryer një krim dhe që ende nuk është kapur nga policia. Oficeri i policisë më tha se janë duke punuar, por ende nuk është bërë i mundur arrestimi i edukatores,” theksoi ai.

    dhune edukatore kopshti gledis lorenc rrapa priami Rudina Rudina Gërdabi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Liqeni i Fierzës, atraksioni ende i pashfrytëzuar! Banorët: Duam statusin e zonës turistike

    July 26, 2026

    Takoi rastësisht në festë karabinierin që i kishte pezulluar patentën, shqiptari i dehur e sulmon atë dhe kolegët

    July 26, 2026

    Zbardhet dëshmia/ Rozalinda Plaka rrëfen momentet kur ish-i fejuari që i vrau prindërit hyri në shtëpi

    July 26, 2026

    Turistët “pushtojnë” Tiranën/ Vizitorë nga Evropa në kryeqytetin shqiptar për pushimet verore

    July 26, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.