SHKODËR– Policia e Shkodrës ka njoftuar se ka arrestuar një 34-vjeçar, i dyshuar si autor i kultivimit të 130 prej këtyre bimëve, në fshatin Gomsiqe.
Ndërkohë Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Temal, dhe asgjësuan 1278 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Bazuar në informacionet paraprake të policisë, mësohet se vijon ende puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit/ëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.
NJOFTIMI I POLICISË:
Qarku Shkodër/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.
Gjenden dhe asgjësohen 1408 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 34-vjeçar, i dyshuar si autor i kultivimit të 130 prej këtyre bimëve, në fshatin Gomsiqe.
Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar 1408 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, konkretisht:
-Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë gjetën në fshatin Gomsiqe, 130 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi D. Gj., 34 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, i cili dyshohet se ka kultivuar këto bimë, të cilat u asgjësuan me me anë të djegies.
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Temal, dhe asgjësuan 1278 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorit/ëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.
Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata”, vijon./Radar.al


