Gazetarja Ledjona Xheladinaj e cila e ka provuar vetë si eksperiencë, ka treguar se ka një banor të preferuar n♪7 BBVA4.
“Unë në fillim kam qenë me Amberin dhe Gertën, por Amberi doli. Gerta për mua është më e preferuara momentalisht. Mënyra se si luan është e ftohtë dhe ka një qetësi të frikshme, që aty duhet. Për momentin Gerta dhe Gjesti më duken lojtarët më simpatikë dhe që i japin asaj shtëpie. Gjesti e ka kthyer gjithë shtëpinë përmbys me gjestet që bën dhe është shumë simpatik”.
Po Egli si të duket?
“Në fillim më ka pëlqyer. Por hyrja e Gjestit e ‘mori në qafë’. Tani më duket për lojë. Ka dalë kjo moda që çiftet zgjasin dhe ‘hajde bëjmë ndonjë romancë’”.
Po Valbonën si e komenton?
“Kap çfarë të kapësh. Më vjen keq për G-Banin por uroj që të vazhdojë të jetë i vendosur dhe të mos e lejojë që të luajë. G-Bani është personi më i sinqertë aty”.


