Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama në Zvërnec: Edhe 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë për të ndalur investimet

    Rama: Po përdoret inteligjenca artificiale për të krijuar protesta që nuk ekzistojnë

    Lajm i mirë për Shqipërinë, Costa: Komisioni Europian propozon mbylljen e tre kapitujve negociues

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Gërdeci”/ Fatmir Mediu: Më akuzojnë se rrita kalibrat e municioneve. Unë isha ministër jo ushtar

    February 12, 2025
    "Gërdeci"/ Fatmir Mediu: Më akuzojnë se rrita kalibrat e municioneve. Unë isha ministër jo ushtar

    Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ditën e sotme pasi doli nga ambientete e GJKKO ku u zhvillua seanca për dosjen Gërdeci, u shpreh se pretendohet se gjatë kohës që ai mbante postin, rriti kalibrat e municioneve.

    Buriemt bëjnë me dije se Mediu ka theksuar që sipas ekspertëve, nuk ka asnjë akt ligjor ku mund të përcaktohet se kush janë kalibra të mëdhenj e kush të vegjël.

    Ish-ministri ka zbuluar se urhdrat janë firmosur nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe  strukturat më të specializuara që merren me çështjen e armatimit e municionit.

    “Unë nuk kam studiuar për ushtri, jam emëruar 2005 si Ministër për të realizuar standardet e NATO dhe prej tyre ka qenë demontimi i municioneve të tepërta që përbënin rrezik për shoqërinë shqiptare”, deklaroi ai.

    Fjala e plotë e Fatmir Mediut:

    Gjyqet popullore do e kishin shume zili seancën e sotme, nuk është serioze, por absurd deri në qesharake.

    Këta pretendojnë se ministri ka rritur kalibrat e municioneve ndërkohë që ekspertët e thonë qartë që nuk ka asnjë akt ligjor ku përcaktohen se kush janë kalibra të mëdhenj e kush të vegjël. Kur prokurori u pyet se nga unë se kush është kalibri i madh dhe i vogël sipas përcaktimit të tij, tha nuk e di sepse jam jurist.

    Urdhrat e firmosur janë nga shefi i shtabit të përgjithshëm, nga strukturat më të specializuara që merren me çështjen e armatimit dhe municionit, por për me tepër se kaq i referohen një libri rus, apo librave ushtarak të ’85. Unë nuk kam studiuar për ushtri, nuk kam qene caktuar si Ministër i Mbrojtjes në bazë të traktatit të Varshavës, apo as i ushtrisë popullore socialiste. Jam emëruar 2005 si Ministër për të realizuar standardet e NATO dhe prej tyre ka qenë demontimi i municioneve të tepërta që përbënin rrezik për shoqërinë shqiptare.

    Akoma më keq se kaq, kur i paraqita ekspertët dhe prokurorëve, dokumente të Ministrit të Mbrojtjes dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm kur ende se kisha marrë postin, kur marrëveshja me SHBA për demontimin e municioneve të janë përcaktuar në këto urdhra, municione deri në 120 mm, kjo hedh poshtë absurditetin e qëndrimit të tyre.

    FA e kanë ditur se çfarë kanë bërë dhe aleatët tanë kur kanë firmosur këto marrëveshje e kanë bërë në përputhshmëri me ligjet shqiptare.

     

    Fatmir Mediu Gërdeci isha ministër jo ushtar Më akuzojnë se rrita kalibrat e municioneve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama në Zvërnec: Edhe 500 mijë të dalin në shesh nuk mjaftojnë për të ndalur investimet

    June 5, 2026

    Rama: Po përdoret inteligjenca artificiale për të krijuar protesta që nuk ekzistojnë

    June 5, 2026

    Lajm i mirë për Shqipërinë, Costa: Komisioni Europian propozon mbylljen e tre kapitujve negociues

    June 5, 2026

    Rama përballë qytetarëve në Zvërnec: Nuk jam takuar kurrë me pronarët, më keni dëgjuar gabim

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.