Ish-ministri i Mbrojtës, Fatmir Mediu doli sot nga Gjykata e Posaçme GJKKO pas seancës së radhës për tragjedinë e Gërdecit.
Kreu i PR, u shpreh i indinjuar për mediat kur tha se: “As në vendet diktatoriale nuk pyetet ministri për kalibrat e armëve dhe jo më në vendet e NATO-s”.
“Një ministër nuk mund të japë mendim për kalibrat e armëve. Mendimi vjen i firmosur nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, këshilltari i lartë ushtarak edhe i Kryeministrit dhe Presidentit. Ministri nuk mund të ketë autoritet për ta pyetur. Nuk do ishte korrekte dhe nuk do kishte mundësi ta bëjë. Nuk mund të vërë në mëdyshje akte që janë programi si demontimi apo praktika të mbrojtjes si anëtarësimi i Shqipërisë në NATO”, tha Mediu.
Mediu po përballet në GJKKO me akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, për shpërthimin e fabrikës së demontimit në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona.


