Grupi i të shtatëve (G7) mbajti këtë të hënë një takim urgjent për të diskutuar rritjen e çmimeve të naftës, por nuk vendosi të lirojë Rezervat Strategjike të naftës, sipas deklaratës zyrtare të grupit. Ministrat e energjetikës pritet të zhvillojnë një tjetër mbledhje të martën.
Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme ka çuar çmimet e naftës mbi 100 dollarë për fuçi, niveli më i lartë në katër vitet e fundit. Kjo shifër është arritur më parë vetëm gjatë pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.
Presidenti amerikan Donald Trump reagoi në Truth Social, duke thënë se rritja e çmimeve të naftës është një “çmim shumë i vogël për t’u paguar” për të eliminuar kërcënimin bërthamor të Iranit.


