Një tragjedi ndodhi në Catanzaro, ku një fëmijë dy vjeç humbi jetën pasi u përplas nga një furgon gjatë manovrave mbrapa në lagjen Janò, në pjesën veriore të qytetit. Përpjekjet e shpejta të ekipit të emergjencës nuk dhanë rezultat, dhe mjekët vetëm konfirmuan vdekjen e vogëlushit.
Shoferi i furgonit u gjet më vonë dhe deklaroi se nuk kishte vënë re incidentin tragjik. Pas marrjes së lajmit, ai pësoi një shqetësim shëndetësor.
Ngjarja ndodhi në oborrin para shtëpisë së fëmijës, i cili në momentin e aksidentit po luante i vetëm pasi i kishte shpëtuar vëmendjes së prindërve.
Policia lokale dhe karabinierët kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e aksidentit, ndërsa Prokuroria e Catanzaros ka hapur një dosje për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.


