TIRANË– Eurodeputeti Fredi Beleri sot është goditur me vezë pasi ka dalë nga Kryesia e Kuvendit.
Ka qenë një protestues i cili ka hedhur vezë dhe kos ndaj tij, pasi eurodeputeti ka dalë nga godina.
“I ka shpëtuar burgut me procedura, sepse duhet të ishte në burg. Ky ka vrarë gjithë ata njerëz, dhe ky vjen na bën karshillëk e na imponohet me ndihmën e europianëve. Ka vjedhur vota e dini të gjithë.”-është shprehur protestuesi./Radar.al


