Kryeministri Edi Rama ishte më 7 nëntor në Budapest, për takime me liderët evropiane, ndërsa dha edhe lajmin se Shqipëria do të presë në 2025 Komunitetin Politik Europian.
Sot kreu i Qeverisë ka publikuar fotoalbumin me takimet që ai ka zhvilluar. Në foto, shihet që kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kyreministren e Italisë Georgia Meloni, por edhe personalitete të tjera.
Rama në Facebook shkruan se Shqipëria mori stafetën e mikpritësit të Komunitetit Politik Europian në gjysmën e parë të 2025.
“MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e një tjetër dite domethënëse të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, ku vendi ynë mori stafetën e mikpritësit të Komunitetit Politik Europian në gjysmën e parë të 2025, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.



